Mesila Doda u tërheq vëmendjen gazetarëve: Mos ja fusni kot. Ja për kë e kisha kur thashë “langaraq”

Publikuar tek: politike, më 09:33 19-10-2015 Mesila Doda u tërheq vëmendjen gazetarëve: Mos ja fusni kot. Ja për kë e kisha kur thashë “langaraq”

Mesila Doda u tërheq vëmendjen gazetarëve përmes një statusi në rrjetin social. Ajo u sugjeron gazetarëv “mos ja fusin kot”, ndërsa sqaron se për kë e kishte kur tha “langaraq”.

Deputetja u kërkon gazetarëve të bëjnë zëvëndësimet e titujve “Gjergj Leka fjalor langaraqi” me amrat e vërtetë që ajo akuzon duke bërë me dije se i referohet “kryeministrave, deputetëve e ministrave për gjuhën vulgare e fyese” që përdorin.

“Të dashur gazetar, mos ja fusni kot!!!
Shpjegim i detyruar për disa Tituj Manipulativë në portale ndaj shenimit tim.
Meqënëse media i jep lirine vetes te vërë titujt qe dëshiron, mjaft të tërheq vemendjen nga thelbi i çështjes që unëtrajtoj, detyrohem të rijap në shpjegim publik...
Nëse juve ju intereson që unë të merrem me një cështje të caktuar qoftë edhe kjo absolutisht e drejtë siç është reagimi i në zonje ndaj ish-kolegut të saj, kjo është thjesht puna juaj...Thelbi dhe shqetësimi i statusit tim i cili nis nga kontradita mes dy ish-kolegesh të artit, është krejt tjetër dhe ka të beje me gjuhën dhe fjalorin rrugaç që burrat e politikës, ata që konsiderohen si simbol i pushtetit dhe modeli etik që shoqëria duhet të ketë, hedhin ndaj kolegëve të tyre. Thënë troç... titujve që fillojnë me Gjergj Leka, fjalor langaraqi, zëvendësojeni me emrat e vërtetë që unë akuzoj dhe po i ripërseris...
Jane kryeministra, deputetë e ministra që gjëjnë gjuhën vulgare e fyese për të goditur kolegët e tyre. Thënë ndryshe..Kryeministri, fjalor langaraqi... Deputeti, fjalor langaraqi, Ministri, po ashtu fjalor rrugaci... Emrat i keni para syve çdo të enjte, në të gjitha krahët...", shkruan Doda në sqarimin e saj.

Lexo edhePërgjigjia e Theodhorit për Lekën, Doda: Politikanë loço e seksitë, langaraqëve t'u mbyllet goja

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshime në KQZ, ja lëvizjet e mundshme të anëtarëve
Zgjedhjet lokale/ Këshilli i Evropës: Debate të forta për kandidatët me të dhëna kriminale. Ja raporti »
Article Logic
Execution time: 0.029333114624023
array(1) { ["section"]=> string(102) "mesila-doda-u-terheq-vemendjen-gazetareve-mos-ja-fusni-kot-ja-per-ke-e-kisha-kur-thashe-langaraq-23448" }