Mesila Doda uron Voltana Ademin: Të priftë e mbara!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:09 17-04-2015 Mesila Doda uron Voltana Ademin: Të priftë e mbara! Postimi i Dodës në ''Facebook''

Deputetet demokrate ia kanë dalë. Pas propozimit që Mesila Doda i bëri PD-së për kandidimin e Voltana Ademit në Shkodër, partia e zgjodhi si kandidaten e vet. Sot Doda i uron mbarësi koleges së saj.

“Urime Voltana, të prifte e mbara’’, i shkruan koleges së saj Doda, për të cilën loboi ditë më parë.

“Ka një kandidate grua nga e majta që ka dalë tashmë për Shkodrën, Keti Bazhdari. Do më pëlqente shumë që përballë të ishte një tjetër zonjë nga e djathta, unë do preferoja kolegen time Voltana Ademin. Me këtë rast, ne gratë do mund të jepnim shembullin e një fushate pa kriminelë dhe të fortë që përdoren dhe një model se si gratë dinë të bëjnë politikë dhe t’i shërbejnë komunitetit të tyre shumë më mirë se burrat politikanë.’’, shkruante Doda më 5 prill.

Voltana Ademi është e martuar me Franc Ademin dhe është nëna e një djali të vogël të quajtur Gjon. Ajo ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Shkenca Kompjuterike. Ademi e ka filluar karrierën si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13258504867554
array(1) { ["section"]=> string(54) "mesila-doda-uron-voltana-ademin-te-prifte-e-mbara-9019" }