Messi i thyen dorën tifozes në stadium

Publikuar tek: sport, më 20:27 21-03-2016 Messi i thyen dorën tifozes në stadium

Një goditje e fortë e yllit argjentinas Lionel Messi që kishte përfunduar në tribunë gjatë ndeshjes së djeshme në kuadër të xhiros së 30-ë të ligës Primera në Spanjë mes Villarrealit dhe Barcelonës, ka thyer dorën e një tifozeje të Villarrealit.

Tifozja në fjalë kishte tentuar të ndalë topin nga gjuajtja e fortë e Messit që ka rezultuar të jetë e dëmshme për të, pasi më vonë është konstatuar se gjatë kësaj përpjekjeje ajo ka thyer dorën.

Ekipi mjekësor i Barcelonës i kishte ofruar ndihmën e parë, ndërkohë që nga klubi katalunjas thonë se kishin arritur të gjejnë gruan me emrin Raquel të cilën në fund të ndeshjes e ftuan të vizitojë Nou Campin dhe të ndjekë një ndeshje të Barcelonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 skuadra të Serie A dhe Premier League, në kërkm të Milot Rashicës
Milan, Mihajlovic drejt largimit »
Article Logic
Execution time: 0.1004159450531
array(1) { ["section"]=> string(44) "messi-i-thyen-doren-tifozes-ne-stadium-35670" }