“Messi më tha se donte të luante për Interin”

Publikuar tek: sport, më 10:58 23-12-2015 “Messi më tha se donte të luante për Interin”

Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Juan Sebastian Veron ka deklaruar se bashkëkombasi i tij, Lionel Messi, i ka thënë dikur se dëshironte të luante për skuadrën italiane të Interit.

Ylli i Barcelonës, Messi që prej fillimit të karrierës luan për klubin katalans, por ai është përfolur për transferime të mundshme në disa klube vitet e fundit.

Veron, i cili në karrierën e tij 20 vjeçare si futbollist ka luajtur në skuadra si Sampdoria, Parma, Lazio dhe Inter, është shprehur se Messi i ka folur për dëshirën për të luajtur për klubin milanez.

“Kanë kaluar disa vite, por njëherë më tha se do i pëlqente të luante për Interin. Por që të jem i qartë, kjo ka ndodhur në të shkuarën”, ka thënë Veron për Tuttosport.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FIFA: Blatter dhe Platini pezullohen 8 vjet nga çdo lloj aktiviteti futbollistik
Lojtari ’50 milionësh’ zgjedh Shqipërinë: Nëse De Biasi më beson, jam gati »
Article Logic
Execution time: 0.13731098175049
array(1) { ["section"]=> string(49) "messi-me-tha-se-donte-te-luante-per-interin-28389" }