“Mësueset hapnin kutitë me varëse, vathë e bizhu. Më erdhi 7 Marsi në grykë...Doja të villja”

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 07-03-2017 “Mësueset hapnin kutitë me varëse, vathë e bizhu. Më erdhi 7 Marsi në grykë...Doja të villja”

Kreu i një prej partive më të reja opozitare LDE, Arian Galdini, ka treguar një episod të pakëndshëm të ngjarë sot në 7 Mars, festën e mësuesve, në një lokal pranë lagjes së tij.

Ja çfarë shkruan Galdini:

“Kafja e lagjes. Hyjne 3 zonja të veshura mirë. Ulen në tavolinën ngjitur. Hapin çantat dhe fillojnë t’i tregojnë njëra-tjetrës dhuratat që kishin marë sot. U kuptua që ishin mësuese. Festonin 7 marsin. Po gëzonin e lumturonin me njëra-tjetrën, ndërsa hapnin kuti me vathë, varëse e bizhu.

Me erdhi 7 marsi në grykë... Doja të villja....

Çtë bëjmë në këtë vend, kur mësuesi hallexhi i gëzohet vatheve a vareseve të 7 marsit që ia bëjnë nëxnesit edhe më hallexhinj?

Çtë bëjmë në këtë vend, ku mësuesi shet nota e favorizime, në shkëmbim të dhuratave e parave?

Çtë bëjmë në këtë vend, ku asnjë profesion nuk është më as mision, as pasion, as i dlirë?

Çte bëjmë?

Article Logic
Execution time: 0.018209934234619
array(1) { ["section"]=> string(93) "mesueset-hapnin-kutite-me-varese-vathe-e-bizhu-me-erdhi-7-marsi-ne-gryke-doja-te-villja-71099" }