Mësuesja e sëmurë më kancer, Rama: Zgjidhja ka dy mënyra

Publikuar tek: politike, më 14:00 14-01-2018 Mësuesja e sëmurë më kancer, Rama: Zgjidhja ka dy mënyra

Kryeministri Rama teksa ndodhet në ceremoninë e ditëlindjes së 26-të të FRESSH, ka përmendur edhe rastin e ditës së djeshme në Rrëshen. Rama u shpreh se rasti i mësues ka dy mënyra. Në njërën mënyrë jana ata që flasin për krimin dhe drogën dhe mënyra e dytë është për të mos e mbyllur bisedën, siç thotë kryeministri.

“Dje në Mirditë u ngrit një mësuese, e cila më rrëfeu situatën e saj dramatike. E diagnistikuar me kancer dhe pasi më tregoi për përkushtimin e përkujdesjes nga stafi i spitalit, tha se prej disa muajsh i është dërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi që kushton shumë, por është i domosdoshëm për shëndetin e saj. Sigurisht që përballë një historie të tillë ka dy mënyra: Njëra ‘ja qeveria e poshtër, krimi droga korrupsioni i kanë ndërprerë kurën një mësueseje sepse nuk i intereson’. Kjo është një mënyrë që njerzëit e këtij vendi ndeshen përditë. Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhuar betejën së bashku me atë mësuese dhe të gjithë ata që kanë nevojë ta kenë atë kurë", u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRESSH mbush 26 vjeç, aktori i humorit moderon ceremoninë
Mësuesja me kancer, reagon deputeti i PD: Nuk mungon vetëm herceptina. Ja si është gjendja në QSUT »
Article Logic
Execution time: 0.016461849212646
array(1) { ["section"]=> string(61) "mesuesja-e-semure-me-kancer-rama-zgjidhja-ka-dy-menyra-106521" }