Mësuesja i jep detyrë shtëpie “Skënderbeun”, por ja çfarë shkruan tifozja e vogël e Tiranës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:05 18-05-2016 Mësuesja i jep detyrë shtëpie “Skënderbeun”, por ja çfarë shkruan tifozja e vogël e Tiranës

“Shkruaj për Skënderbeun”, kjo ka qenë detyra e shtëpisë që një mësuese i ka dhënë nxënësve të saj për ditën e nesërme. Pavarësisht se mësuesja i referohet heroit tonë kombëtar, vajza e ish-kreut të Kulteve, Ilir Hoxhollit, ka preferuar ta aktualizojë temën.

E ndikuar nga fakti se sot Skëndërbeu u shpall kampion i Superligës, duke mposhtur në këtë garë skuadrën e Partizanit, nxënësja shkruan: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet radhas. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”.

Dhe pikërisht nga fjalia e fundit kuptohet se vajza ashtu si babai është tifoze e Tiranës.

Ja çfarë shkruan Hoxholli për këtë:

Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruaj për Skënderbeun, po si mund të shkruaj ndryshe danoçja e Tironës. Ç’na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skëndërbeut. 

Article Logic
Execution time: 0.019735097885132
array(1) { ["section"]=> string(94) "mesuesja-i-jep-detyre-shtepie-skenderbeun-por-ja-cfare-shkruan-tifozja-e-vogel-e-tiranes-40844" }