Mësuesja i korrigjon detyrën nxënësit nga Berati por bën një gafë të pafalshme

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:18 13-10-2016 Mësuesja i korrigjon detyrën nxënësit nga Berati por bën një gafë të pafalshme

Një rast flagrant që tregon nivelin profesional të mësueseve në vend. Denoncimi vjen nga një shkollë e Beratit aty ku mësuesja nuk e di si shkruhet fjala “mrekulli”.

Ajo ia ka korrigjuar nxënësit duke i thënë se shkruhet “mbrekulli”, një gafë e pafalshme kjo për faktin e vetëm se bëhet fjalë për një mësuese që jep lëndën e gjuhës shqipe. Ja se ç’shkruan Namir Lapardhaja për rastin në fjalë: 

"Një miku im më dërgoi fletoren e detyrave të shtëpisë të djalit të tij, në klasën IV, në lëndën e gjuhës shqipe.

I shqetësuar, më tha se disa herë i kishte kërkuar falje të birit, për pamundësinë e tij dhe të bashkëshortes së tij, për ta edukuar, rritur dhe arsimuar në një vend tjetër, jashtë Shqipërisë. Djali i vogël e kishte bërë shumë mirë detyrën, e kishte shkruar si duhet fjalën, ndërkohë që mësuesja e gjuhës shqipe, e klasës së katërt, nuk e di që fjala MREKULLI nuk shkruhet MBREKULLI (mrekullueshëm dhe jo mbrekullueshëm).

U mundova ta qetësoj. I thashë: "Ik nesër në shkollë, kape mësuesen më vete dhe thuaji të mos t'i infektojë fëmijët me injorancën e vet". Nuk do ta kisha nxjerrë si rast nëse do të kishim të bënim me një mësues/e të një lënde tjetër, mirëpo gabime të tilla nuk mund të bëhen nga mësuesit e gjuhës.

Heqja e gjuhës shqipe nga gjimnazi ka qenë një ndër gabimet më të mëdha, shkaktuar shkollës shqiptare. Breza të tërë u rritën dhe u arsimuan pa kulturën e duhur gjuhësore. Rikthimi i lëndës së gjuhës shqipe në gjimnaz ka qenë një veprim i duhur, gjë që duhet të koordinojë njohuritë e mësimdhënësit, të teksit dhe të nxënësit".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021354913711548
array(1) { ["section"]=> string(84) "mesuesja-i-korrigjon-detyren-nxenesit-nga-berati-por-ben-nje-gafe-te-pafalshme-56004" }