Mësuesja në Lushnje sjell një frymë tjetër në mësimdhënie. Shikoni si merr jetë 'Prometeu i lidhur' (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:17 06-03-2018 Mësuesja në Lushnje sjell një frymë tjetër në mësimdhënie. Shikoni si merr jetë 'Prometeu i lidhur' (FOTO)

Një mësuese e gjuhës shqipe në shkollën 9- vjeçare “Liri Kazazi” në Lushnje, ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për të mësuar dhe njëkohësisht argëtuar nxënësit.

Mësuesja Rudina Jupe, e cila jep lëndën e gjuhës në këtë shkollë, ka zgjedhur që veprën e famshme të Eskilit “Prometeu i lidhur”, t’a ‘ringjallë’ në klasë.

Nga fotot e postuara në llogarinë e shkollës në Facebook, arsimtarja Jupe duket se e ka ndarë klasën sipas Perëndive të lashta greke duke i pajisur studentët me kurora të ndërtuara nga degët e ullirit. Ndërsa historiku dhe varget e veprës janë shfaqur dhe vënë në rol nga këta të fundit para klasës.

Nxënësit të cilët i përkasin klasës së 7, shfaqen shumë të përkushtuar në këtë projekt që shërben si model për të sjellë një frymë të re në mësimdhënie.

Projekti duket se ka marrë jetë në nder të javës kushtuar mësuesit.

28699048_964460270376852_7802535140928935719_o.jpg

28699330_964460233710189_3844824759388323091_o.jpg

28616291_964460187043527_1909722187611609544_o.jpg

28701577_964459837043562_1343519523256777266_o.jpg

28618700_964459460376933_805663654093143604_o.jpg

28516190_964459503710262_1404076632055146929_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diplomati i Izraelit, Yossi Avni-Levy: Vota e Shqipërisë kundër, s’na ka zemëruar
“Fillikate, në një dhomë të humbur të pavionit të kancerit dha shpirt vajza 23-vjeçe”, botuesi kujton Drita Çomon: DITARI i saj është rrënqethës (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.027967929840088
array(1) { ["section"]=> string(108) "mesuesja-ne-lushnje-sjell-nje-fryme-tjeter-ne-mesimdhenie-shikoni-si-merr-jete-prometeu-i-lidhur-foto-112403" }