Mesut Ozil merr vendimin ekstrem: Largohem nga Gjermania, ndihem i padëshiruar!

Publikuar tek: sport, më 12:48 23-07-2018 Mesut Ozil merr vendimin ekstrem: Largohem nga Gjermania, ndihem i padëshiruar! Ozil

Mesut Ozil largohet nga Gjermania për racizmin dhe mosrespektim.

 

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka lënë futbollin ndërkombëtar, duke përmendur "racizmin dhe mosrespektin" që ai ka hasur në Gjermani për rrënjët e tij turke.

29-vjeçari u kritikua pasi u fotografua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një event në Londër në maj.

Ai thotë se ka marrë mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime dhe po fajësohet për Kupën Botërore zhgënjyese të Gjermanisë.

"Unë jam gjerman kur fitojmë, por unë jam një emigrant kur humbim", tha Ozil.

Shefat e futbollit gjerman ende nuk i janë përgjigjur pretendimeve të Ozil. Megjithatë kancelarja Angela Merkel respekton vendimin e tij pasi ka bërë shumë për kombëtaren, tha zëdhënësi i saj të hënën. Gjermania nuk arriti të shkonte përtej fazave të grupit të Kupës së Botës në Rusi 2018, megjithëse  ishte një nga favoritët.

Ozil tha se mënyra se si u trajtua e bëri atë " të mos  dëshirojë më të veshë fanellën e kombëtares gjermane".

Në një deklaratë të gjatë të postuar në mediat sociale, ai tha se nuk ndjehej i pranuar në shoqërinë gjermane pavarësisht pagimit të taksave. Shoqata e futbollit gjerman, DFB, ishte mes atyre që kritikoi Oziln pasi ai bëri foto me Erdogan.

"Kam veshur këmishën me krenari dhe ngazëllim të tillë, por tani nuk e bëj. Ndihem i padëshiruar dhe mendoj se ajo që kam arritur që nga debutimi im ndërkombëtar në vitin 2009 është harruar", tha Ozil.

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kampionati i Atletikës, Shqipëria dhe Kosova me nga një medalje
E RËNDË, i presin fytin me thikë futbollistit argjentinas (PAMJE NGA VRASJA-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.15739607810974
array(1) { ["section"]=> string(83) "mesut-ozil-merr-vendimin-ekstrem-largohem-nga-gjermania-ndihem-i-padeshiruar-128828" }