Meta: Akuzat ndaj meje? Pema me kokrra goditet

Publikuar tek: politike, më 17:13 14-04-2015 Meta: Akuzat ndaj meje? Pema me kokrra goditet

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e kryeqytetit në liqenin artificial ku ka diskutuar për rëndësinë që ka përfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje.

I pyetur nga nxënësit se si i ka përballuar përgjatë këtyre 20 viteve akuzat e bëra në drejtim të tij, duke filluar që me skandalin e “Poliçanit”, Meta u përgjigj se “pema me kokrra goditet”.

“Pema me kokrra goditet. Politika është pjesë e jetës dhe politika është një luftë e vazhdueshme, është si puna e maratonës , një garë e gjatë, me sfida  dhe me vështirësi. Besoj se të gjitha sfidat i shërbejnë një politikani për të shkuar drejt sfidave më të mëdhaja”, është shprehur Meta.

Kreu i Kuvendit ka theksuar gjithashtu rëndësinë që ka vota e çdo qytetari në përcaktimin e fituesit në zgjedhje dhe për këtë ka marr si shembull zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2011, ku në Tiranë Edi Rama u shpall fillimisht fitues me një diferencë të ngushtë votash, rezultat që u përmbys më pas në KQZ, e cila drejtohej në atë kohë nga deputeti aktual i PD-së, Arben Ristani.

“Në Tiranë përpara katër vitesh pati një numërin dhe rinumërim votash dhe qytetarët në 2011 kuptuan se sa vlerë ka një votë e vetme, pasi kështu funksionon sistemi”, tha Meta.

LSI dhe PD morën pjesë së bashku në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ndërsa në Tiranë nga ky koalicion u zgjodh fitues kryetari aktual i Bashkisë, Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon Gjergji Meron për Bashkinë Korçë
Ministrja Gjermane: Askush nuk merr azil këtu, mendojnë se do punojnë, kjo është e gabuar »
Article Logic
Execution time: 0.0045571327209473
array(1) { ["section"]=> string(49) "meta-akuzat-ndaj-meje-pema-me-kokrra-goditet-8711" }