Meta: Atentat mafioz politik, mediatik dhe financiar ndaj meje. Gazetarja e papërgjegjshme e BIRN bëri shërbim, përmirësoi standardin e jetës së saj

Publikuar tek: politike, më 10:56 01-10-2015 Meta: Atentat mafioz politik, mediatik dhe financiar ndaj meje. Gazetarja e papërgjegjshme e BIRN bëri shërbim, përmirësoi standardin e jetës së saj

‘’Atentat mafioz politik, mediatik dhe financiar ndaj meje’’, kështu e ka quajtur çështjen CEZ-DIA Ilir Meta para deputetëve. Kreu i Kuvendit ka komentuar edhe gazetaren e investigimit publikuar nga BIRN, Lindita Çelën, edhe pse nuk ia përmendi emrin por duke e quajtur ''gazetare të papërgjegjshme që bëri shërbim për të përmirësuar standardin e jetesës së saj''. Meta foli edhe për Tom Doshin, Dritan Priftin, Lulzim Bashën dhe Ambasadën Amerikane.

FJALA E PLOTE E METES

Të nderuar kolegë deputetë ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të përfshirë me dosmodo përmes një propagande mashtruese që nuk mbështetet në asnjë fakt dhe provë, përmes gazetarëve që publikojnë të pavërteta dhe mes kolegavë deputetë që bëhen zëdhënës.

Lidhur me investigimin e një agjencie serioze si ‘’BIRN’’, gjithçka është fare e qartë, çdo gjë ka qenë studiuar mirë, por operacioni është i mjerë se bazohet në falsifikime.

Agjencia ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të sudios që është angazhuar nga qeveria e mëparshme, firmosur nga ish-drejtori i OSHEE Sait Dollapi dhe ka bërë shërbime të tjera, po kjo s'ka asnjë rëndësi.

Publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN natyrisht ka bërë shërbimet e saj duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj.

Nuk e ka përmendur emrin e Z.Meta për asnjë transfertë apo aferë korruptive. Operacion mafioz kundër meje. Nëse ju doni që me patjetër ish-kryeministër të jem unë, më vjen keq për të gjithë ju.

Kompania DIA dhe 9 të tjerat, se DIA ka mbledhur vetëm 20% të borxheve.Shumica janë krijuar pas vendimeve të ERE-s në dëm të KESH-it,e dhe pas denoncimit të Z.Zeqo.

Një tjetër falsifikim që është bërë nga një tjetër person që unë kam respekt dhe është në sallë, është që Ilir Meta ka ikur për të negociuar. Mos u merrni me shpifje.

Pavarësisht se unë nuk kam besim te Hejsek, dhe vazhdimisht kemi patur probleme se nuk i mbanin premtimet, kur Shqipëria ishte pa drita. Habitem si kanë besim te ky, ku ka bërë një deklaratë, ku në mënyrë eksplicite këtë propozim për Z.Ismailaj ia ka bërë ambasadori, duke i thënë se ky person ishte njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Ju kjo gjë nuk iu pëlqen. Unë besoj se Z.Berisha nuk ka qenë i përfshirë. Ju ju pëlqen ajo pjesë që doni ju. Mos falsifikoni e manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik dhe financiar.

Unë deklaroj në përgjegjësinë maksimale se s’kam shkuar në Pragë për të negociuar me CEZ, por kam qenë për Kongresin e Partisë Evropiane, ka qenë edhe Z.Balla atje, po si kishim marrëdhëniet shumë të mira. Kam bërë takim me Zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Çekisë.

Ajo që është e kristaltë është se Ilir Meta asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të tillë.

Një fakt tjetër, kjo marrëveshje është nënshkruar në 1 shtator 2010, me letra ishte I LSI, por praktikisht LSI kishte kërkuar që të largohej nga ajo detyrë. Dhe është ky person që ju vazhdimisht ju e përdorni kundër meje, që ka miqësi me zotërinë në fjalë prej të paktën 12 vitesh në Ministrinë e Punës.

Ju lutem mos nxitoni, nuk dua të marr nëpër gojë as ish-kryeministrin, po dhe ju mos u angazhoni kaq shumë për të më marrë mua nëpër gojë.

Keni bërë namin që qenka një dëshmitar E.M që qenka i LSI dhe e ka vendos Ilir Meta.

Ky dëshmitar ka qenë 3-4 muaj në LSI, është konfliktuar për motive të dobëta, dhe prej 10 vitesh nuk ka më lidhje me LSI. Ka dhe ai problemet e veta me drejtësinë, dhe një e afërme e tij se ka përfituar. Si mund të besoni ju njerëz të tillë që kanë probleme me drejtësinë? Kishte patur edhe vëllanë me iniciale E.M këshilltar në Kryeministri dhe unë nuk spekulloj. Këtu dalloj unë nga ju, nuk merrem me spekulime.

Ilir Meta ka patur vetëm një institucion në varësi, KESH, drejtor Ëngjëll Zeqo.

Nëse më gjeni një dokument, dorëheqjen e jap vetë unë. Mos përdorni Tom Doshin dhe Dritan Priftin për të shpifur kundër Ilir Metës. Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë i pafajshmi Lulzim Basha, pse se ka mashtruar gazetarja e BIRN? Se kompania që mbron interesat e OSHEE-së e ka bërë të qartë se nuk ka përmendur në asnjë rast emrin e Ilri Metës? Mbi çfarë prove dhe fakti, aaa ke dhënë atëherë dorëheqjen jepe dhe tani?!

Atëherë unë e dhashë se kisha konflikt interesi, se isha ministër dhe çështja lidhej me Ministrinë. Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mashtrues, ngatërrestar, apo mafiozë të jap dorëheqje? Kush ma kërkon Lulzim Basha. Lulzim Basha i ka ikur gjykatës dhe procesit duke shpikur raporte mjekësore nga më absurdet, duke ikur për vizita jashtë shtetit.

Nuk e marr si personale, ndoshta është edhe faji im që nuk kam folur më përpara pak më hapur, por kam menduar se do ndëgjegjësoheshit.

Pse e kam thënë hetimin ndërkombëtar? Kam dëgjuar mafiozët që thonë se shkrimi është bërë me porosi të Ambasadës Amerikane. Unë jam nga ata që përballen me amerikanët, ndërkombëtaret, evropianët etj. Unë kam bërë një gabim që nuk kam folur më parë por këtë mos ma merrni si dobësi, por ka të bëjë me karakterin tim se nuk e ndërtoj punën time me përpjekje për të diskretituar të tjerët, kjo është aryesja pse dikush mërzitet pse votohet partia që unë drejtoj’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fansja e eksituar çmend Katy Perry-n dhe publikun. Shikoni çfarë i bën në skenë
Meta e quajti të papërgjegjshme, por ja si kundërpërgjigjet gazetarja e BIRN Lindita Çela »
Article Logic
Execution time: 0.025537967681885
array(1) { ["section"]=> string(149) "meta-atentat-mafioz-politik-mediatik-dhe-financiar-ndaj-meje-gazetarja-e-papergjegjshme-e-birn-beri-sherbim-permiresoi-standarin-e-jetes-se-saj-22084" }