Meta: Basha të zhvillojë betejën për të ardhmen e Berishës

Publikuar tek: politike, më 19:03 18-02-2015 Meta: Basha të zhvillojë betejën për të ardhmen e Berishës

Kreu  i Kuvendit Ilir Meta duke folur përpara gazetarëve është shprehur se kryetari i PD-së Lulzim Basha duhet të punojë për të ardhmen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta ka thënë se Berisha prej 10 vjetësh ka punuar për Bashën dhe se tani është kreu i Bashkisë ai që duhet të veprojë në të njejtën mënyrë.

“Berisha ka 10 vjet që punon për Bashën. Tani ka ardhur koha që Basha të bëjë betejen për të ardhmen e Berishës”, ka deklaruar Meta, duke iu referuar mundësisë për një rikandidim të mundshëm të Bashës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Duke folur për kandidaturat e maxhorancës në zgjedhjet vendore, kreu i Kuvendit tha se javën e ardhshme do të nisin konsultimet mes palëve për këtë proces dhe se emrat do të zgjidhen në konsensus të plotë politik.

I pyetur për çështjen e mosdekretimit të Visar Zhitit nga Presidenti Bujar Nishani si ambasador në Vatikan, Meta theksoi se për të kandidatura e Zhitit është e vlefshme për çdo post në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhinasto dhe Gjiknuri inspektojnë punimet për rrugën Banjë-Gramsh
Balla-Bashës: Përgjigju për lidhjet me Shullazin. PD: Përpjekje për të rregulluar biografinë »
Article Logic
Execution time: 0.027497053146362
array(1) { ["section"]=> string(62) "meta-basha-te-zhvilloje-betejen-per-te-ardhmen-e-berishes-3757" }