Meta bashkë me Veliajn. Të dy përkujtojnë Çlirimin e Tiranës. Veliaj: S’është e majtë e djathtë, secili bën zgjedhjen e vet

Publikuar tek: politike, më 10:46 17-11-2015 Meta bashkë me Veliajn. Të dy përkujtojnë Çlirimin e Tiranës. Veliaj: S’është e majtë e djathtë, secili bën zgjedhjen e vet Ilir Meta dhe Erion Veliaj

Ilir Meta me Erion Veliajn, të dy bashkë kanë përkujtuar 71-vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Për kryebashkiakun socialist kjo nuk është një festë që ndan të majtët e të djathtët, por secili bën zgjedhjen e vet.

“Dua t’u uroj qytetarëve dhe dëshmorëve e  gezuar Çlirimin e Tiranës, do zgjedhim me cilin qytetërim të përballlemi dhe cilit qytetërim t’i përkasim. Lufta sot nuk behet në male por në zemr të qytetërimit . Tirana është në anën e duhur , sot në anen e Parisit dhe të qytetërimit. Brezi i ri ka një destin, ky destin është Perëndimi.

Historia gjykon bujarisht për zgjedhjen që bënë tiranasit para shumë vjetësh.  17 nëntori është për të majtë e të djathtë. Secili ben zgjedhjet e veta, qyteti jonë duhet të nderohet nga të gjithë. Këto janë gjera që na bashkojnë jo që na ndajnë”, tha Veliaj.

“Nderim per partizanët e partizanet,  shprehim mirënjohje per gjithe popullin e Tiranës dhe barrikadave që ngriti per pushtuesin, partizanet dhe partizanet , si edhe aleatet britanikë që dhanë kontribut per çlirimin e kryeqytetit, mesazhi aktual përkon me nje mesazh mjaft të rendësishëm që forcat tona japin në luftën kundër terrorizmit, e cila është e keqja më e madhe që ballafaqohet sot Shqipëria, Franca, Europa, bota dhe ne jemi te bindur që ne këtë betejë Shqipëria është gjithnjë në krah të forcave përparimtare dhe progresive”, tha Meta.

17  Nëntori i këtij viti shënon plot 71 vjet nga dita historike e Çlirimit të Tiranës nga pushtimi nazifashist. Në nderim të njerëzve që luftuan çlirimin e kryeqytetit , ditën e sotme u zhvilluan homazhe te monumenti i Ushtarit të Panjohur, ku kanë marrë pjesë disa nga aktorët politikë kryesorë në Shqipëri, përfshi kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, si edhe veteranë lufte e qytetarë të thjeshtë. Rëndësia e kësaj feste qëndron në faktin se u çlirua jo vetëm kryeqyteti I Shqipërisë, por çlirimi i Tiranës qe pikënisje për të gjithë Shqipërinë, duke shënuar kështu edhe fundin e Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati në PS pa praninë e Ramës, Fino: LSI nuk pyet për konkurse. Përplaset Arta Dade me Milena Hariton
Sherr në Kuvend, Noka sfidon Tahirin: Çfarë komenti keni? Makina juaj është përdorur për trafik. Braho braktis mbledhjen »
Article Logic
Execution time: 0.0045018196105957
array(1) { ["section"]=> string(125) "meta-bashke-me-veliajn-te-dy-perkujtojne-clirimin-e-tiranes-veliaj-s-eshte-e-majte-e-djathte-secili-ben-zgjedhjen-e-vet-25613" }