Meta-Berishës: Ju jeni edhe xhentëlmen edhe doktor. Kodheli shpjegon tenderin me ''dyqanin e celularëve''

Publikuar tek: politike, më 12:19 12-11-2015 Meta-Berishës: Ju jeni edhe xhentëlmen edhe doktor. Kodheli shpjegon tenderin me ''dyqanin e celularëve'' Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë sot në fjalën e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila po fliste për raportin e KLSH-së që nxjerr me shkelje Ministrinë që drejton, por menjëherë ka marrë përgjigjen e kryetarit të Kuvendit. 

‘’Ju jeni edhe xhentëlmen edhe doktor’’, i ka thënë Meta në Kuvend Berishës, ndërsa ministrja Kodheli i ka treguar vendin duke i thënë: “Po rri o doktor rri aty!”.

Ministrja Kodheli ka folur për tenderat në ministrinë e saj, duke thënë se kompania që u përfol se shiste celularë, kishte lidhur që në kohën e qeverisë Berisha një sërë kontratash me Ministrinë e Mbrojtjes. Kodheli ka numëruar 29 kontratat e kompanisë së ‘’Celularëve’’, me qeverinë Berisha:

“Tenderi detar për radarët pati në konkurim 5 kompani, ato që mund të vazhdonin garën ishin dy kompani me të njëjtin pronar dhe administrator. Nuk ishin të panjohur. Oferta e tyre ishte 1 miliardë e 28 milionë lekë por fondi limit ishte 862 milionë lekë . Ato paraqitën dy ofertat e reja: më 13/6/2013 , njëra me 786 milionë dhe tjetra 542 milionë lekë të reja.

Tashmë të dyja brenda fondit limit. 14/8/2013 Komanda e Forcës Detare refuzon ta lidhë këtë kontratë. Me një llogari kemi 108.5 milionë lekë në vit mirëmbajtje kundrejt 62.4 milionë lekë realizuar nga ministria e Mbrojtjes në dhjetor 2013. Nëse do ta kishim lënë, do kishim dëm për 5 vite në vlerën 230.5 milionë lekë diferencë.

Flisni për dyqan celularësh dhe favorizim në tender. Kjo është pak të thuash qesharake.

Këtu kam një letër ku sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit të asaj kohe ku i thotë kompanisë nëpërmjet një letre: Njoftim për zgjidhje kontrate.

Vimë te dyqani i celularëve. Ky është dokumentacioni ku kjo ''kioska e celularëve'' ka kontrata të firmosura. Në 2005, 2006. 2007, 2008, 2013 (29 kontrata shërbimi).

Në fund fare kemi një kontratë shërbimi më datë, 1/8/2011. Kjo kompani u thirr për shkak i të qenit përfaqësuesi zyrtar për të kryer këtë shërbim 58.5 milionë lekë për 5 muaj. Në kontratë 6-vjeçare për  62.4 mln lekë. Sigurisht momentet ndryshojnë, nuk mund t’i hyj një kalkulimi ekonomik.

129.7 mln lekë, totali i dëmeve të KLSH… Bëhet fjalë për helikopterët shumërolësh, kontrata e të cilëve u lidh në 2009 dhe dëmi i kësaj kontrate është 92 milionë lekë”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bujar Nishani “gojëkyçur”: Befasues projektligji i qeverisë që dënon me burg gazetarët për shpifje
Berisha i nxjerr gënjeshtrën Ramës në Kuvend: E dëgjuat kur foli si u hap qielli më 4 nëntor? »
Article Logic
Execution time: 0.046724081039429
array(1) { ["section"]=> string(105) "meta-berishes-ju-jeni-edhe-xhentelmen-edhe-doktor-kodheli-shpjegon-tenderin-me-dyqanin-e-celulareve-25249" }