Meta-Chountis: Marrëdhëniet shqiptaro-greke të rëndësishme për stabilitetin rajonal

Publikuar tek: politike, më 19:45 23-02-2015 Meta-Chountis: Marrëdhëniet shqiptaro-greke të rëndësishme për stabilitetin rajonal

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm Plotësues të Greqisë z. Nikolaos Chountis i cili viziton Tiranën në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP).

Gjatë takimit me Chountis, Meta vuri në dukje se Shqipëria e konsideron Greqinë si një partner të rëndësishëm strategjik në rajon dhe në Bashkimin Evropian, dhe në këtë drejtim vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit fqinj në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Chountis ka theksuar  se qeveria e re greke e ndjek përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit me vëmendje të veçantë, duke i konsideruar marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë kuadër si shumë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Blushi kërkon të jetë Tsiprasi i Shqipërisë
Braçe i kthen përgjigje Blushit: S’thamë vende të reja pune, por i nxorrëm nga puna e zezë »
Article Logic
Execution time: 0.035988807678223
array(1) { ["section"]=> string(87) "meta-chountis-marredheniet-shqiptaro-greke-te-rendesishme-per-stabilitetin-rajonal-4240" }