Meta DEKRETON LIRIMIN e Sandër Lleshit si gjeneral, hapet rruga për ministër

Publikuar tek: politike, më 13:36 16-11-2018 Meta DEKRETON LIRIMIN e Sandër Lleshit si gjeneral, hapet rruga për ministër Lleshi-Meta

Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin e Sandër Lleshit si gjeneral.

Lirimi i hap rrugë Lleshit të marrë me dekret postin e ministrit të Brendshëm pasi statusi i tij si ushtarak ishte bërë deri tani pengesë për dekretimin nga Meta.

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes  nr. 8210/1 prot.,  datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e Metës.

Ndërkaq, me interes pritet nëse Presidenti do dekretojë apo jo sonte në mbrëmje Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Dekreti i sapohyrë në fuqi është sinjali i parë pozitiv.

dekret.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068390369415283
array(1) { ["section"]=> string(82) "meta-dekreton-lirimin-e-sander-lleshit-si-gjeneral-hapet-rruga-per-minister-141745" }