Meta dhe Basha takim me ekspertët për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 18:08 14-01-2016 Meta dhe Basha takim me ekspertët për Reformën në Drejtësi

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, me juristët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nasip Naço, Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe Spartak Braho kanë mbërriur disa çaste më parë në kryesinë e Kuvendit ku besohet se do të diskutojnë rreth qëndrimit që do mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e nesërme gjatë mbledhjes së Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Pak minuta më pas ka nisur edhe takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka mbledhur ekspertët dhe anëtarë të komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi. Në takim me Bashkën ka mbërritur edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Drejtësia”, Mediu flet pas takimit me Bashën: Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë

Kreu i Patisë Republikane, Fatmir Mediu ka thënë pas takimit në selinë e Partisë Demokratike se shqetësimi kryesor i opozitës është tentativa e Edi Ramës për kapjen e sistemit të drejtësisë. Mediu tha se drafti më i mirë është ai që respekton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Halimi: Të zbatohen një më një të 138 rekomandimet e Komisionit të Venecias

Deputeti i Partisë Demorkatike, Eduart Halimi, tha se për draftin e Reformës në Drejtësi duhet të implementohen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias. Halimi përsëriti atë që sipas opozitës është “tentativa e Ramës për të kapur sistemin e drejtësisë”.

“Reforma në Drejtësi është jetike. Të implementohen një më një secila nga 138 rekomandimet e Kominisionit të Venecias. Edi Rama është në konflikt të hapur pasi do të kapë drejtësinë për të mbrojtur kriminelët me të cilët fitoi zgjedhjet dhe është sot në qeveri”, tha Halimi.

Gjatë një interviste për “TCh”, kryeministri Edi Rama u shpreh pro një referendumi nëse nuk arrihet një marrëveshje për Reformën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa metra katror është në të vërtetë vila e kryeministrit Rama?
Rama 3 orë në Kryeministri me deputetët e Komisionit të Sigurisë, më herët me koordinatorët »
Article Logic
Execution time: 0.023555994033813
array(1) { ["section"]=> string(63) "meta-dhe-basha-takim-me-juristet-per-reformen-ne-drejtesi-30009" }