Meta dhe Veliaj me të rinjtë e LRI: Atë që po bëjmë me Shqipërinë, do bëjmë dhe me Tiranën

Publikuar tek: politike, më 17:15 04-05-2015 Meta dhe Veliaj me të rinjtë e LRI: Atë që po bëjmë me Shqipërinë, do bëjmë dhe me Tiranën

Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku të pranishëm ishin kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka falenderuar të rinjtë e LSI-së për mbështetjen ndaj kandidaturës së tij dhe ka theksuar se progresistët e kanë kuptuar se kur janë bashkë janë të pamposhtur. Veliaj ka deklaruar se puna e shkëlqyer që po bëhet me Shqipërinë nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, e njejta gjë do të bëhet edhe në Tiranë nga PS e LSI. Kandidati socialist ka kërkuar nga të rinjtë që të marrin në dorë fatin e tyre, pasi ata nuk janë e ardhmja por e tashmja e vendit.

Kreu i LSI-së, Meta është shprehur se Erion Veliaj përfaqëon gjeneratën e të rinjve dhe është zgjedhja më mirë për Bashkinë e Tiranës. Sipas Metës, Veliaj do t’i japi fund konceptimit të Bashkisë si instrument politik dhe do punojë për punësimin e të rinjve. Meta ka konfirmuar se 60% e kandidatëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës nga kjo forcë politike, do të jenë të rinj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha pas vendimit: Gjykata humbi rastin të bënte histori me testin e drogës së Ramës
Ja kënga e LSI për fushatën elektorale 2015, muzikë klasike me tekst shqip (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.016348838806152
array(1) { ["section"]=> string(94) "meta-dhe-veliaj-me-te-rinjte-e-lri-ate-qe-po-bejme-me-shqiperine-do-bejme-dhe-me-tiranen-10357" }