Meta zbret në foltoren e Kuvendit: Do t'i japim fund maskaradës së shpifjeve, tensionet në sallë të panevojshme

Publikuar tek: politike, më 16:17 11-06-2015 Meta zbret në foltoren e Kuvendit: Do t'i japim fund maskaradës së shpifjeve, tensionet në sallë të panevojshme

Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Gjykatës për çështjen e deputetit të PD-së Strazimiri, por e ka shfrytëzuar kohën nga foltorja e Parlamentit për të bërë një apel për ruajtjen e qetësisë në prag të zgjedhjeve, pas tensioneve që për pak sa nuk degjeneruan në përplasje fizike mes deputetit Mediu dhe deputetëve të LSI.

“Unë e kam dënuar aktin e dhunës ndaj deputetit Strazimiri nga dy kolegë të maxhorancës. Ka ikur koha kur ndërhyej te serverat për të marrë pamjet. Nuk kam qënë dakort për publikimin e pamjeve, për shkak të imazhit. Dje kemi patur një vendim të Gjykatës së Lartë, por unë nuk do ta komentoj vendimin e Gjykatës. Ajo që është më e rëndësishme është provokimi i panevojshëm i tensionit në këtë sallë dhe përpjekja për ta përçuar këtë tension te qytetarët”, ka thënë Meta.

Meta tha se mazhoranca është e nagazhuar me të gjitha mekanizmat t’i japë fund maskaradës së shpifjeve.

“Është hedhur shumë baltë mbi LSI-në dhe mua personalisht. Por të gjithë kanë sondazhet e tyre. Duhet të vëmë në lëvizje mekanizmat e shtetit ligjor pasi përbaltja e zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt. Opozita pa dashje po demoralizon shumë nga përkrahësit e saj”, tha Kreu i Kuvendit.

Në fund të fjalës së tij, Meta ka bërë thirrje për ruajtjen e standartit të zgjedhjeve, si dhe ka komentuar akuzat e përhapura në media për blerje votash.

“Sot dëgjuam një shqetësim të madh pse paska dalë një spot kundër blerjes së votave. Para një jave kritikonit pse nuk i bashkoheshim apelit për të dënuar këtë fenomen të shëmtuar. Kam dëgjuar këtu se po bëhet kjo gjë apo ajo gjë. Kam parë një foto te RD-ja që tregon se dikush në zyrën e LSI në Shkodër blen votën. I kam kërkuar Luan Ramës të bëjë padinë në Gjykatë nëse ky person ekziston, të dënohet, por në rast se është një fotomontazh, ky është një çështje tjetër. kam parë edhe një foto tjetër të një personi që merrte para në zyrën e kandidates së PD-së, është mirë që edhe kjo të shkojë në Gjykatë, nëse është e vërtetë apo jo”, tha Meta.

Lexo edhe:Tensione në Kuvend, Mediu dhe Bitri rrezikojnë të përplasen fizikisht, ndërpriten pamjet

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet spoti elektoral i Gjergj Bojaxhi (VIDEO)
Votuesit fiktiv në Vorë, reagon Ismaili: Transferimet sipas procedurave ligjore »
Article Logic
Execution time: 0.017292022705078
array(1) { ["section"]=> string(86) "meta-do-t-i-japim-fund-maskarades-se-shpifjeve-tensionet-ne-salle-te-panevojshme-13304" }