Meta: Doshi kishte pesë avokatë, dy privatë dhe tre të opozitës

Publikuar tek: politike, më 16:30 26-03-2015 Meta: Doshi kishte pesë avokatë, dy privatë dhe tre të opozitës Ilir Meta për herë të parë i ulur në mes të sallës, që nga koha kur është kryeparlamentar

“Deputeti kishte pesë avokatë: dy privatë dhe tre të opozitës”, kështu u shpreh kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili sot foli nga foltorja dhe jo nga poozicioni i drejtuesit të seancës.

“Unë i përshëndes deputetët e opozitës për mbrojtjen e shkëlqyer që i bënë klientit të tyre. Absolutisht, bënë shumë mirë, sepse të gjithë shqiptarët e panë se kush janë avokatët e tij”, tha mandej Meta në fjalën e tij.

Ai denoncoi edraportin mjekësor të deputetit Doshi për të cilin tha se ishte i falsifikuar dhe se ishte siguruar në rrugë private nga bashkëshortja e tij, e cila sipas z.Meta është punonjëse e “Profarma”

“Dua t’ju falënderoj për tolerancën tuaj, sepse keni bërë të gjitha veprimet që mund të bëhen për një procedurë sa më transparente. Keni bërë atë që nuk ka ndodhur asnjëherë, që një deputet të falsifikojë raportin mjekësor për shmangur ballafaqimin me të vërtetat, duke marrë raport mjekësor te një mjek që punon në një spital privat, bashkëshortja e të cilit është punonjëse e Profarmës, nëpunëse e marrëdhënieve me publikun. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni edhe në fushatë me të, edhe në Shkodër. Do t’ju vlerësojë shumë Shkodra dhe demokratët e Shkodrës”, tha kryetari i Kuvendit duke parë nga deputetja Topalli që ndërhynte herë pas here në fjalën e tij.

“Me qetësi dhe me dashuri, mos nxitoni”, përmbylli Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi, padi ndaj Metës dhe Brahos për “shpifje”
“Doshi-Frroku”/ Berisha: Arrestimi i rrufeshëm, për të shpëtuar Ilir Metën »
Article Logic
Execution time: 0.030710935592651
array(1) { ["section"]=> string(66) "meta-doshi-kishte-pese-avokate-dy-private-dhe-tre-te-opozites-7028" }