Meta drekë me komisionerin e BE-së, Avramopoulos: Mirënjohje për gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për refugjatët

Publikuar tek: politike, më 17:05 18-03-2016 Meta drekë me komisionerin e BE-së, Avramopoulos: Mirënjohje për gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për refugjatët

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua me Komisionerin e BE-së për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. 

Në një drekë pune Meta me Avramopoulos, biseduan rreth krizës së refugjatëve dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë evropiane.

Duke biseduar mbi situatën e fundit të krizës migratore të refugjatëve në Evropë dhe veçanërisht në rajon, Meta vuri në dukje se kjo është një krizë e paprecedentë që kërkon një përqasje më të koordinuar evropiane. Në këtë drejtim, Meta theksoi se Shqipëria është një vend evropian, dhe si i tillë do të kontribuojë në përballimin e kësaj krize me solidaritet dhe përgjegjësi evropiane, brenda kapaciteteve të saj.

“Z. Meta nënvizoi se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj evropianë, duke përforcuar njëkohësisht kapacitetet e saj humanitare, strukturat e sigurisë, inteligjencës, rregjistrimit dhe vetimit të refugjatëve që mund të kalojnë nga territori i saj.

Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë z. Dimitris Avramopoulos shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimet dhe gatishmërinë e autoriteteve shiptare dhe vuri në dukje se Shqipëria ka jo vetëm një eksperiencë të gjerë historike në përballimin e krizave humanitare, por edhe një përqasje evropianiste ndaj krizës aktuale që ka prekur rajonin dhe vendet e tjera të BE.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Avramopoulos biseduan edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme dhe ndanë bindjen se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe një bashkëpunim më i ngushtë me strukturat evropiane si Europol, do kontribuojnë në rritjen e ndjeshme të luftës së Shqipërisë ndaj këtyre fenomeneve negative.”, njofton Zyra e Shtypit të Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lirimi i Domart Konjarit, Ylli Manjani i kërkon ndjesë publike qeverisë franceze për vendimin e Gjykatës
Rama pret në Kryeministri komisionierin e Bashkimit Europian: Zgjidhje e përbashkët europiane për emigrantët »
Article Logic
Execution time: 0.02700400352478
array(1) { ["section"]=> string(121) "meta-dreke-me-komisionerin-e-be-se-avramopoulos-mirenjohje-per-gatishmerine-e-autoriteteve-shqiptare-per-refugjatet-35439" }