Meta e Braçe kujtojnë Vaçe Zelën e Vath Koreshin, Rama flet për fuqinë e LSI dhe PS në Lushnje

Publikuar tek: politike, më 21:29 12-06-2015

Kryeministri Rama dhe kreu i LSI Meta kanë qenë sot në Lushnje në kuadër të prezantimit të kandidatit të ASHE.

Meta gjeti rastin që në fjalimin e tij të kujtojë figurat e mëdhaja që ka nxjerrë ky qytetsi Vaçe Zela apo Vath Koreshi. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe deputeti i PS Erjon Braçe në një postim të para pak minutave ku ka shkruar në anglisht  “Live: From lushnja with love. (Nga Lushnja me dashuri). Fund injorancës si alternativë; shpresë e të ardhmes së Lushnjes së Vaçe Zelës, Vath Korreshit, Faslli Halitit, burrave të Kongresit që rikonfirmoi shtetin!”, përmbyll deputeti i cili servir edhe këtë video ku kryeministri flet për "fuqinë e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim", që mbështetet me ovacione të mëdha nga simpatizantët që brohorasin njëzëri emrin e kryeministrit Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama flet për “Kosovën president”: Ka qarkulluar gjithmonë si i mundshëm dhe dëshiruar por...
Rama mbron Ajola Xoxën: Sulmet, faqja e zezë e një partie që po ha përditë vetveten »
Article Logic
Execution time: 0.039350032806396
array(1) { ["section"]=> string(99) "meta-e-brace-kujtojne-vace-zelen-e-vath-koreshin-rama-flet-per-fuqine-e-lsi-dhe-ps-ne-lushnje-13421" }