Meta e Rama ftojnë të festojnë në Vorë ministra e deputetë, ja çfarë shkruhet në ftesë

Publikuar tek: politike, më 13:30 17-12-2015 Meta e Rama ftojnë të festojnë në Vorë ministra e deputetë, ja çfarë shkruhet në ftesë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Rama kanë përgatitur një festë me rastin e fundvitit për ministrat e deputetët.  Përmes një ftese, krerët e qeverisë, i ftojnë bashkëpunëtorët e tyre në një festë në kompleksin Royal Hill në Vorë. Festa do zhvillohet më datë 26 dhjetor. Newsbomb.al zbardh ftesën drejtuar deputetëve e ministrave si më poshtë:

“Të nderuar Deputetë, Të nderuar Ministra

Me rastin e festave të fundvitit, Kryetari i Kuvendit, Z. Ilir Meta dhe Kryeministri, Z. Edi Rama, kanë nderin dhe kënaqësinë t'ju ftojnë Ju dhe bashkëshortët/partnerët Tuaj për të festuar së bashku mbylljen e një viti mjaft intensiv, të shtunën më 26 Dhjetor, ora 19:00, në kompleksin Royal Hill, Vorë.

Ju lutem të na ndihmoni duke konfirmuar mundësine e pjesëmarrjes tuaj, për çështje të protokollit dhe të një organizimi sa më të mirë të eventit.

Për vendndodhjen e saktë, mund ti referoheni hartës bashkëngjitur. Ndërkohë që mbetem ne dispozicion për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm që mund t'ju duhet.

Një fundvit sa më të mbarë”, shkruhet në ftesën e përbashkët të krerëve të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në protestë me orën e veshur me diamante, por kujt i përket?
Basha ia qartëson Ramës: Kjo është opozita! Falenderon policët dhe i thotë Tahirit ‘’Kryetrafikant’’. Në fund i ngjirret zëri »
Article Logic
Execution time: 0.028974771499634
array(1) { ["section"]=> string(91) "meta-e-rama-ftojne-te-festojne-ne-vore-ministra-e-deputete-ja-cfare-shkruhet-ne-ftese-27986" }