Meta e zbulon vetë: Ja me kë e festova 29-Nëntorin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:20 29-11-2017 Meta e zbulon vetë: Ja me kë e festova 29-Nëntorin

Ditën e sotme, të gjitha palët politike me përjashtim të Partisë Demokratike kanë festuar 29-nëntorin si datën e çlirimit të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit Ilir Meta shkoi te Varrezat e Dëshmorëve bashkë me kryeministrin Edi Rama për të nderuar të rënët me kurora me lule. Por Meta zbulon se pjesën tjetër, festën e kësaj dite të rëndësishme, e ka kaluar me vajzën e partizanit Sali Verdha.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që 29 Nëntorin ta festoj me vajzën e një partizani të njohur, Lili Sali Verdhën e cila është Konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë dhe bën një punë të mrekullueshme për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Presidenti Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042126178741455
array(1) { ["section"]=> string(56) "meta-e-zbulon-vete-ja-me-ke-e-festova-29-nentorin-101254" }