Meta flet e flet por Rama... as që e dëgjon (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 11:03 18-02-2016 Meta flet e flet por Rama... as që e dëgjon (FOTO)

Ndërkohë që Ilir Meta fliste në mbledhjen e Asamblesë së Mesdheut, kryeministri Edi Rama as që e kishte mendjen tek fjalët e tij. Me sa duket ka pasur një punë edhe më të rëndësishme: të kontrollojë celularin e tij.

Ai preferonte të merrej me telefonin personal se sa të dëgjonte ato që po thoshte në atë moment Ilir Meta. Nuk dihet nëse Meta e ka kuptuar që Rama nuk po e dëgjon, por i ka dhënë fjalën duke thirrur shkëlqesi.

"Shkëlqesisë së tij Edi Rama, duke e falenderuar që gjeti kohën dhe për t’iu drejtuar Asamblesë Parlamentare të Mesdheut", e ka prezantuar Meta Ramën. Ata kanë shkëmbyer edhe dy batuta të tjera me njëri-tjetrin, të cilat kanë shkaktuar të qeshura në sallë

"Shqipëria nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Ndoshta ngaqë nuk jemi akoma një vend i Bashkimit Evropian.’’, ka qenë ironia e Edi Ramës, që shkaktoi të qeshura në sallë. Batutë që u shoqërua me një batutë të fundit të Metës: “Sfida jonë mbetet që edhe kur të bëhemi anëtarë të BE-së, të mos bëhemi të mërzitshëm”

Rama nuk ka pasur asgjë personale me Metwn, për faktin se nuk ka dëgjuar asnjë nga folsit e takimit. /Newsbomb.al

1ramatelefon

2rama telefon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani nuk dekreton ministrat e rinj, Meta e komenton si “çështje procedurash”
Tabaku: Veliaj fsheh kafenenë dhe restorantin që do ia japë mikut të tij, Kundërpërgjigjet Bashkia: S’do ketë asnjë element privat »
Article Logic
Execution time: 0.022881984710693
array(1) { ["section"]=> string(51) "meta-flet-e-flet-por-rama-as-qe-e-degjon-foto-32900" }