Meta flet para Ramës në kongres: Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, fiton bindshëm

Publikuar tek: politike, më 12:25 19-03-2016 Meta flet para Ramës në kongres: Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, fiton bindshëm

“Socialistin e orëve të para, me të cilin jemi ndarë por edhe bashkëpunojmë, mikun tonë Ilir Meta.’’, kështu e ka prezantuar kreun e LSI-së, Taulant Balla.

Meta ka marrë fjalën para Ramës në Kongres, duke thënë se kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, fiton bindshëm. Ai ka bërë edhe një batutë për Gianni De Biasin, duke preferuar që të fliste në vendin e tij.

“Regjia më perfekte do të ishte që në vendin tim të fliste Gianni De Biasi.Dhe nuk mendoj se do të ishte thjesht për relaks, por për të demostruar një rritje të vendit tonë, që është pikërisht kualifikimi i Shqipërisë për në Francë.’’, komentoi Meta.

“Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, fiton bindshëm.

Vendi të ketë bërë ndryshime të rëndësishme, të evitonte një kolaps ekonomik dhe të futej në procesin e ringritjes, reforma në energji, ekonomi, siguri, të administratës publike, që bënë të mundur që vendi ynë të meritonte statusin e vendit kandidat për në BE.

Sot jemi në momentin e Reformës në Drejtësi, që është momenti më i rëndësishëm, pra ne do të japim një mesazh të rëndësishëm: me forcimin e shtetit ligjor.

Të hapim më shumë vende pune, të luftojmë varfërinë.

Ne besojmë jo thjesht te barazia gjinore, por te fuqia e gruas dhe vajzës shqiptare.

Së fundi të gjithë miqtë tanë të nderuar e përmendën provën e vështirë që po kalon Europa. Sot konkurenca është më shumë midis rajoneve, se mes fqinjëve, ekonomitë tona komplomentare përballë këtyre fenomeneve të globalizimit. Jemi gati të përballim të gjitha sfidat.

Faleminderit dhe urime të Kongresit të Partisë Socialiste’’, përfundoi Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta Balla-Pitella në skenën e Pallatit të Kongreseve. Politikani italian shpërthyes: Shqipëria, kombi lider në rajon!
Kryeministri Italian Matteo Renzi: Dikur Italianët flisnin për Shqiptarët me tone raciste, sot luajmë futboll së bashku »
Article Logic
Execution time: 0.01791787147522
array(1) { ["section"]=> string(93) "meta-flet-para-rames-ne-kongres-kur-e-majta-eshte-e-bashkuar-ne-shqiperi-fiton-bindshem-35501" }