Meta flet për ekonominë: Buxhetin do ta monitorojmë çdo 3 muaj. Borxhi shqetësues, të përmirësohet klima e biznesit

Publikuar tek: politike, më 13:48 11-12-2015 Meta flet për ekonominë: Buxhetin do ta monitorojmë çdo 3 muaj. Borxhi shqetësues, të përmirësohet klima e biznesit

Kryeparlamentari Ilir Meta flet para  të rinjve të ekonomikut ftuar në sallën e seancave. Sipas Metës buxheti duhet monitoruar çdo 3 muaj. Borxhi është shqetësues dhe duhet përmirësuar klima e biznesit.

Ja si e komentoi ekonominë Meta:

“Gjithnjë kërkesat janë të mëdha, jemi vend në zhvillim, vimë nga një prapambetje e jashtëzakonshme. T’i shërbejmë të ardhmes dhe të jemi realist.

Dihet që vendi ynë ka një borxh shqetësues, këtu u përmend edhe raporti i Moodys, lidhur me hapat që duhet të marrë Shqipëria në lidhje me uljen e borxhit, ndaj dhe unë dua të them se ky projektbuxhet, pavarsisht kritikave ka disa të mira:

1-Garanton përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike të vendit

2-Përmes vendossjes së garantimit të konsolidimit fiskal, një rritje të qëndrueshme

Për herë të parë kemi një ulje të borxh, përgjysmim të deficitit buxhetor, shfaqjen e suficitit primar, edhe pse në mënyrë modeste. Këto janë të rëndësishme.

Investimi në kapitalin njerëzor është më i  rëndësishëm por edhe reforma në fushën e arsimit dhe bujqësisë, e kështu me radhë.

Buxheti është i rëndësishëm por nuk është gjithçka sa i takon zhvillimit ekonomik të një vendi. Po kaq vendimtare do theksoja që është edhe cilësia e zbatimit të buxhetit, e shpenzimeve jo vetëm korente por edhe kapitale.

Është e rëndësishme që buxheti të monitorohet gjatë të gjithë vitit. Kuvendi ka vendosur që jo një herë në vit, por të paktën çdo 3 muaj, ecurinë e tij.

Vendimtare për zhvillimin është sidomos përmirësimi i klimës së buxhetit. Absolutisht që një ndikim shumë të rëndësishëm jep i gjithë raporti i qeverisë, administrata, me biznesin në tërësi, rritja e transparencës, lufta kundër korrupsionit, që të inkurajohet biznes vendas dhe ai në Shqipëri.

Jemi një ekonomi tashmë e integruar dhe integrimi ka përfitime por edhe sfida. Dy partnerët tanë Italia dhe Greqia kanë qenë nga më të prekurat e gjithë krizës financiare dhe ekonomike, gati gjysma e eksporteve tona janë në drejtim të Italisë, në këto kushte do të ishte jorealiste të pretendonim një rritje  më të madhe se ajo që kemi planifikuar për vitin që vjen.

Të kemi mundësi që ta realizojmë rritjen 3.4% vitin që vjen po edhe po u tejkalua nuk do të ketë vërejtje, ju falenderoj dhe ju uroj gjithë të mirat!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akademiku Qosja: “Rama po bën përpjekje historike “ por ja pse ndesh rezistencë sipas tij
Lulzim Basha fton Ramën, Metën dhe Topin në ceremoninë e 25 vjetorit të Partisë Demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.0043611526489258
array(1) { ["section"]=> string(118) "meta-flet-per-ekonomine-buxhetin-do-ta-monitorojme-cdo-3-muaj-borxhi-shqetesues-te-permiresohet-klima-e-biznesit-27522" }