Meta fluks takimesh me ambasadorët e Malit të zi, Egjiptit dhe Polonisë: Të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik

Publikuar tek: ekonomi, më 18:12 04-10-2016 Meta fluks takimesh me ambasadorët e Malit të zi, Egjiptit dhe Polonisë: Të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik

Meta ka patur flusk takimesh me ambasadorët e tre shteteve, atë të Malit të Zi, Egjiptit dhe Polonisë.

Me Ambasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipër , Dusan Mrdovic bisedoi rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Meta theksoi se intensifikimi i marrëdhënieve ndërparlamentare në fundsion të përmirësimit të bilancit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve duke maksimizuar konkretisht potencialet e mëdha që ekzistojnë.

Me Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil, kryetari i Kuvendit, vuri në dukje marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy popujve tanë dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më konkretisht në të ardhmen e afërt.

Ndërsa gjatë takimit me Ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura diskutoi mbi integrimin në BE dhe theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Meta nënvizoi gjithashtu se Polonia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE dhe Kuvendi do të mbështesë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e turizmit, transportit dhe bujqësisë. 


 mali_i_zi.jpg

 Meta me mbasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipër, Dusan Mrdovic

 

polonia.jpg

Meta me Ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura

 FZH_9870_1.jpg

Meta me  Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024477005004883
array(1) { ["section"]=> string(117) "meta-fluks-takimesh-me-ambasadoret-e-malit-te-zi-egjiptit-dhe-polonise-te-intensifikojme-bashkepunimin-ekonomik-55079" }