Meta foto me familjen në presidencë, e para shkon vajza por mungon Monika Kryemadhi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:30 25-07-2017 Meta foto me familjen në presidencë, e para shkon vajza por mungon Monika Kryemadhi

Në përfundim të ceremonisë së zhvilluar në Presidencë, ku u zhvillua takimi i kortezisë mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-Presidentit Bujar Nishani, Meta ka bërë foto me familjen e tij.

Me të mbaruar ceremonia, pranë Metës në fillim ka shkuar vajza e tij e vogël Era, më pas vajza e madhe Bora dhe në fund djali, por vihet re mungesa e Kryemadhit.

Në këtë foto është vënë re mungesa e Monika Kryemadhit e cila ka vendosur të respektojë ceremoninë por në foton familjare nuk është bashkuar,mbase për të respektuar postin që aktualisht mban si kryetare e LSI dhe për të treguar se Presidenca nën drejtimin e Metës nuk do të ndikohet nga asnjë parti politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021007061004639
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-foto-me-familjen-ne-presidence-e-para-shkon-vajza-por-mungon-monika-kryemadhi-87248" }