Meta “gjuan” me mollë PS-në, flet për herë të parë për propozimin e socialistëve për President dhe "sulmon" Saimir Tahirin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:36 19-09-2016 Meta “gjuan” me mollë PS-në, flet për herë të parë për propozimin e socialistëve për President dhe Meta ne Dvoran te Korces

Kreu i LSI Ilir Meta flet për herë pas shtimit të zërave në Partinë Socialiste për Ilir Metën si President të vendit. I pari ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili në emisionin “Debati në Channel One”, e cilësoi kreun e LSI-së “kandidat të fortë për President”. I njëjti propozim u bë më pas edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko. Meta sakaq, përgjigjet nga Dvorani i mollëve të Korçës në një takim me fermerët e zonës.“Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura”, thotë kryeparlamentari. “Gara  e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI  që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça", është shprehur kreu i LSI ndërsa ka "thumbuar" edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kanabisin. "Ka kanabis sot, kishte dje, ka pasur dhe pardje e kështu me radhë. Kjo është një cështje që politika duhet të merret. Nuk mund të themi: Kishte dje, dhe s’kemi ça të bëjmë sot. Kjo është një përgjegjësi e të gjithëve. Si tha ai te filmi: Karafili nuk është vetëm i imi. Kështu është folur për legalizim, kundërlegalizimit, jo për farmaceutike, jo ka vende që e kanë dhe që s’e kanë. Shqetësimi më i madh, është rritja e fenomeneve kriminale për shkak të kanabisit", tha Meta. Meta për Drejtësinë: Kurrë mos mendoni se unë do të lodhem se kërkuari konsensus. Besoj se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe besoj se është e mundur që te punojmë në mënyrë konstruktive edhe ne respekt të konsensusit në 22 korik.

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026063919067383
array(1) { ["section"]=> string(123) "meta-gjuan-me-molle-ps-ne-flet-per-here-te-pare-per-propozimin-e-socialisteve-per-president-dhe-sulmon-saimir-tahirin-53339" }