Meta: Halim Kosovën e propozuam për President, por e pengoi Berisha

Publikuar tek: politike, më 13:31 09-06-2015 Meta: Halim Kosovën e propozuam për President, por e pengoi Berisha Ilir Meta

Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kanë propozuar Halim Kosovën për President të vendit, i cili tani është kandidati i djathtë për Tiranën, por ka qenë vetë Berisha që e ka bllokuar atë.

“Është e vërtetë që ne në atë kohë dhe unë vetë personalisht kemi propozuar për Z.Kosova për të marrë postin e Presidentit, por ajo që nuk iu ka thënë Z.Berisha është se e vetmja pengesë për konsensusin ishte vetë Z.Berisha. Doktori kur të mbështet nuk rri pas ‘’Facebook’’, po del në sheshin e betejës”, tha Meta.

Kreu i LSI-së doli në konferencën për shtyp për të prezantuar spotin e ri elektoral për denoncimin e çdo tentative për vjedhjen e votës.

“Dua të vlerësoj të gjithë qytetarët shqiptarë për qetësinë, maturinë dhe kulturën që po përcjellin këtë fushatë zgjedhore, kandidatët dhe forcat politike dhe në mënyrë të vëçantë OSBE-ODIHR, SHBA, BE dhe gjithë të tjerët. Do t’iu bëja thirrje të gjithë forcave politike të angazhohen për këtë fushatë të qetë të standardeve evropiane dhe natyrisht të denoncojnë me fakte çdo tentativë të blerjes së votës. Kam kënaqësinë të prezantoj edhe spotin për gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë për denoncimin e çdo tentative të blerjes së votës. Qëllimi kryesor I LSI edhe para se të niste fushata, është realizimi në standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve. Për ne nuk është e rëndësishme nëse marrim disa bashki më shumë apo më pak nëse marrim në proporcional disa përqindje më shumë a më pak. Ne i shohim këto si zgjedhje administrative. Rëndësia lidhet vetëm me një fakt. Në 21 qershor populli shqiptar nuk do votojë vetëm për kryetaret dhe kryetarët por edhe për një reformë siç është ajo territoriale”, u shpreh Meta.

Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me pretendimet e opozitës për vjedhje të votës.

“Lidhur me pretendimet e opozitës, mendoj se alernativa ''shpif e shaj'' përndryshe ''shaj e shpif'' nuk votohet. Përpjekja për të shpifur dhe inskenuar lloj-lloj incidentesh që në të shumtën e rasteve nuk ndodhin, do votohet me votë në 21 qershor. I respektoj vendimet e institucioneve zgjedhore. Ne jemi të bindur se vota e qytetarëve shqiptarë nuk do të mund të tjetërsohet. Për këtë është garanci edhe pavarësia e KQZ është shumë më e lartë edhe para zgjedhjeve të 23 qershorit ishte 4 me 0, tani është 4 me 3. Jam i bindur se një kontribut do të japë media anembanë vendit. Ky proces po zhvillohet nën monitorimin e medieve në të gjithë vendin. Do të vazhdojë deri sa ky proces të përfundojë. Bëjmë thirrje për sa më shumë vëzhgues. Ne kërkojmë transparencë dhe do t’i përkushtohemi asaj deri në fund.”, theksoi Meta.

Meta komentoi edhe ngjarjen e djeshme të sekuestrimit të aksioneve të Francesco Becchettin, pronarit të Agon Channel. “ As edhe njëherë nuk kemi kontestuar veprime të Prokurorisë, në asnjë rast sepse është detyra jonë të përkrahim. Kjo është një pyetje për zëdhënësin e prokurorisë.”, tha Meta.

Meta garantoi transparencën e fondeve të fushatës, duke thënë se LSI ka vetëm një spot në transmetim televiziv si dhe se nuk është vonë për dekriminalizimin. Për marrëdhëniet me Greqinë dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Meta tha: "Me shumë qetësi dhe dashuri do thosha se edhe Greqia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s. Kemi marrëdhënie shumë të mira. Ndërsa një deklaratë këtu, një aty nuk besoj se e lëkundin trendin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Lezhë: Investimi prej 13 milionë eurosh i jep fund problemit të ujit të pijshëm
LSI lançon spotin e mbrojtjes së votës, Meta: Për ne më e rëndësishme se sa rezultati »
Article Logic
Execution time: 0.020395040512085
array(1) { ["section"]=> string(71) "meta-halim-kosoven-e-propozuam-per-president-por-e-pengoi-berisha-13103" }