Meta-Hasani: Bashkëpunimi institucional Kosovë-Shqipëri na çon më shpejt në BE

Publikuar tek: politike, më 11:58 08-04-2015 Meta-Hasani: Bashkëpunimi institucional Kosovë-Shqipëri na çon më shpejt në BE Ilir Meta dhe Enver Hasani

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasanin duke i siguruar këtij të fundit mbështetje për forcimin e mëtejshëm të institucioneve kushtetuese dhe shtetërore në Kosovë që do të shërbejë si mënyrë për përshpejtimin e integrimit të dy vendeve në BE.

Meta dhe Hasani kanë vlerësuar si të rëndësishëm konsolidimin institucional në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si mënyrë për të shkuar më shpejt drejt integrimit të dy vendeve në BE.

“Konsolidimi i jetës institucionale në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, e përshpejton ritmin e integrimit evropian të të gjitha shteteve të rajonit tonë”, u shpreh Meta.

Sipas Metës mbështetja e Shqipërisë ndaj institucioneve kushtetuese kosovare do të sigurojë funksionimin e drejtë të jetës demokratike të vendit dhe garantimin për të drejtat e njeriut.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Hasani ka vlerësuar nga ana e tij mbështetjen e vazhdueshme institucionale të Shqipërisë ndaj Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjel Dule të premten prezanton Fredi Belerin në Himarë, kundër Gjergji Goros
Pesë vende mblidhen për projektin e gazit, ministrat: Shqipërinë do e ftojmë në takimin tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.031934976577759
array(1) { ["section"]=> string(82) "meta-hasani-bashkepunimi-institucional-kosove-shqiperi-na-con-me-shpejt-ne-be-8133" }