Meta 'hedh në erë' Reformën në Drejtësi, DEKLARATA e fortë: Thirra EURALIUS në takim dhe nuk erdhi, mori porosi nga...

Publikuar tek: politike, më 11:32 22-05-2019 Meta 'hedh në erë' Reformën në Drejtësi, DEKLARATA e fortë: Thirra EURALIUS në takim dhe nuk erdhi, mori porosi nga...

Gjatë konferencës së sotme të mbajtur në Tiranë 'Sfidat e sigurisë në Ballkan', organizuar nga qendra George. C Marshall, Presidenti Ilir Meta dha mesazhe të forta politike lidhur me situatën në vend.

Mes të tjerash Meta foli edhe për Reformën në Drejtësi për të cilën për herë të parë tha se nuk është aspak sukses përderisa vendi është pa gjykatë kushtetuese.

Po ashtu kreu i shtetit u ndal edhe te shorti i KED. Lidhur me këtë Meta nuk u kursye me ndërkombëtarët pasi tha se ata kanë anashkaluar angazhimin për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Meta u shpreh se pasi hedhja e shortit kishte dështuar dy herë, ai kishte kërkuar angazhimin e delegacionit të BE si dhe EURALIUS.

Mirëpo, ky mision i ka kthyer përgjigjie se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është mision teknik. Sakaq, Meta deklaroi se EURALIUS në Tiranë kishte marrë një porosi politike për të mos shkuar në takim.

"Dy herë janë hedhur shortet e KED, kur kam qenë unë kryetar Kuvendi dhe më pas në 2017 kur isha Presidenti që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithcka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë si president duke ditur dështimin e parë, kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, por më thanë se nuk mund të jenë të pranishëm pasi është mision teknik. Kam folur hapur por ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Duhet të unifikojmë një qendrim të përbashkët se jemi në një situatë ekstraligjore që të mos kemi debate", tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019176006317139
array(1) { ["section"]=> string(117) "meta-hedh-ne-ere-reformen-ne-drejtesi-deklarata-e-forte-thirra-euralius-ne-takim-dhe-nuk-erdhi-mori-porosi-nga-165251" }