Meta: Heqja e barrierave ekonomike prioritet për rajonin

Publikuar tek: politike, më 08:20 23-05-2015 Meta: Heqja e barrierave ekonomike prioritet për rajonin

Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, zhvillohet në Tiranë Seanca e Dytë Plenare e kësaj Asambleje.

Punimet drejtohen nga Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht President i Asamblesë Parlamentare të kësaj Presidence,. Ilir Meta .

Në fjalën e tij përshëndetëse Meta tha se ndërveprimi dhe ndërlidhja mes vendeve të rajonit duhet të jetë prioritet kryesor.

“Solidariteti rajonal  do të konsolidojë përpjekjet kundër terrorizmit dhe kriminalitetit si dhe  përshpejtimin e axhenave të vendeve të rajonit drejt integrimit europian”, tha Meta.

Meta vuri theksin edhe në heqjen e barrierave dhe konsolidimin e marrdhënieve ekonomike.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë delegacionet nga: Sarajeva, Sofia, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kisinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova: Veliaj kopjon programin tim, çfarë them unë sot, e thotë ai nesër
Veliaj i jep komshiut të Lul Bashës legalizimin dhe i thotë: Komshijtë s’i ndërrojmë, por votën po »
Article Logic
Execution time: 0.033009052276611
array(1) { ["section"]=> string(61) "meta-heqja-e-barrierave-ekonomike-prioritet-per-rajonin-11774" }