Meta homologut boshnjak: Ndryshoni qëndrimin për Kosovën

Publikuar tek: politike, më 19:05 19-02-2016 Meta homologut boshnjak: Ndryshoni qëndrimin për Kosovën

Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvillohet këtë javë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti Kryetarin e Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës  Ognjen Tadić.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e delegacionit nga dhoma e lartë e Bosnje-Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut duke vënë në dukje domethënien e organizimit për herë të parë të PAM-it në një vend të Ballkanit.

Meta dhe Tadic ndanë bindjen se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve, puna e përbashkët duhet fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë.

Kryetari i Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës Ognjen Tadić shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë dhe theksoi se Bosnje-Hercegovina e vlerëson mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë, si një vend që tashmë po njeh një zhvillim të dukshëm.

Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnje-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), njëkohësisht Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB,  z. Yury Fedotov, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen dhe kontributin gjatë punimeve plenare të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe punën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) e cila ndihmon Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit në luftën e tyre kundër drogës, krimit të organizuar dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, të cilat janë prioritete të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, z. Fedotov e përgëzoi z. Meta për organizimin e sesionit jubilar të PAM në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për kontributin aktiv të Shqipërisë në kuadër të OKB-së dhe në veçanti në projektet e përbashkëta me UNODC, të cilat i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, trafiqeve dhe parandalimit të aktiviteteve terroriste në rajon.

Në këtë drejtim, z. Fedotov vlerësoi rolin e Kuvendit në promovimin dhe avancimin e mëtejshëm të legjislacionit si tepër të rëndësishëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi në Korçë: Ky nuk është vendi që meritojmë, partia s'është biznes privat
Blushi në një linjë me Bashën, thonë në të njëjtën kohë të njëjtën gjë? (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.039498090744019
array(1) { ["section"]=> string(61) "meta-homologut-boshnjak-ndryshoni-qendrimin-per-kosoven-33033" }