Meta i bën vizitë në shtëpi pasi hapi Instagram, Ija e Bes Kallakut: Ky qenka më katunar se unë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:54 11-01-2018 Meta i bën vizitë në shtëpi pasi hapi Instagram, Ija e Bes Kallakut: Ky qenka më katunar se unë (VIDEO)

Ilir Meta, presidenti i vendit bëhet shpesh herë protagonist në postime argëtuese dhe jashtë syrit të politikës përmes rrjeteve sociale.

Pas postimit të fotos me macen e tij Sasha, përmes së cilës përshëndeste aktorin Ermal Mamaqi, pak ditë pasi ky i fundit e ftoi në emisionin e fundvitit, ndërsa ditën e sotme poston foto me ijen e Bes Kallakut dhe vetë aktorin.

Meta shfaqet në shtëpinë e gjyshes së Besit, bashkë me ish-aktorin e Portokallisë.

Besi në këtë video tregon se Meta i ka bërë një vizitë gjyshes pasi hapi një llogari në Instagram, ndërsa Ija shton se presidenti është një katunar njësoj si ajo vetë, pasi ia ka shtruar me domate e djathë, shoqëruar edhe me nga një gotë raki.

Meta shkruan më pas se nuk mund të kalonte nga Rinasi nga ku do të nisej për Kroaci, pa kaluar më parë nga Bupqi.  

“Të dashur miq, nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit”, shkruan presidenti Ilir Meta në facebook.

Ija e Bes Kallakut është kthyer në një personazh mjaft popullor, ndërsa ditën e djeshme ajo është bërë pjesë edhe e rrjeteve sociale, pasi emri i saj tashmë qarkullon me një profil të saj në Instagram. 

 

26733813_1634204513292482_7436676551654724426_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13108706474304
array(1) { ["section"]=> string(106) "meta-i-ben-vizite-ne-shtepi-pasi-hapi-instagram-ija-e-bes-kallakut-ky-qenka-me-katunar-se-une-video-106189" }