Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit që do na përfaqësojë në Spanjë, Smajlaj: Uroj të marrim sa më shumë medalje

Publikuar tek: sport, më 10:22 18-06-2018 Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit që do na përfaqësojë në Spanjë, Smajlaj: Uroj të marrim sa më shumë medalje Atleti Izmir Smajlaj.

Presidenti Ilir Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar, pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë.

 

Meta ia dorëzoi Flamurin Kombëtar kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj.

“Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni.

Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm

Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, tha Meta.

 “Nder dhe krenari për mua të mbaj flamurin kombëtar. Uroj të marrim sa më shumë medalje”, u shpreh Smajlaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Kombëtarja e Zvicrës, mesfushori shqiptar kërcënohet me vdekje
»
Article Logic
Execution time: 0.12482094764709
array(1) { ["section"]=> string(120) "meta-i-dorezon-flamurin-kombetar-ekipit-qe-do-na-perfaqesoje-ne-spanje-smajlaj-uroj-te-marrim-sa-me-shume-medalje-124837" }