Meta i ‘frikësuar’: Merre me të qeshur ti vëlla, po ishalla nuk lajthit ai shoku…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:14 31-12-2017 Meta i ‘frikësuar’: Merre me të qeshur ti vëlla, po ishalla nuk lajthit ai shoku…

Presidenti Meta për një moment gjatë emisionit “Xing” është rikthyer në rininë e tij kur jetonte në fshat në Skrapar.

Edhe në këtë pjesë të emisionit moderatori Ermal Mamaqi nuk ka nguruar që ta ngacmojë Metën duke i thënë se si ka qenë koha kur ai ishte i ri dhe shkonte në zbore.

Meta iu përgjigj me humor, duke thënë se kishte mësuar të montonte dhe çmontonte armë të ndryshme.

Në këtë moment pati të qeshura në studio, por me humor Meta u shpreh se nuk dihet se çfarë mund t’i punojë mendja atij të lajthiturit nga Koreja e Veriut, duke nënkuptuar liderin koreano verior Kim Jong Un.

Meta: Na ktheve në kohët e tona të arta. Në kohën e aksioneve, në një kohë të lavdishme.

Mamaqi: Po mese jeni marrë në aksione o Ilir?

Meta: Po me montim, çmontim të disa lloje armësh brenda disa sekondave që nuk më kujtohet tani. Mirë vëlla merre me të qeshur ti, po ishalla nuk lajthit ai shoku andej nga Koreja e veriut.

Mamaqi: Po ne kemi stanin tonë.

Meta: Kjo na qetëson shumë në fakt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028473138809204
array(1) { ["section"]=> string(83) "meta-i-frikesuar-merre-me-te-qeshur-ti-vella-po-ishalla-nuk-lajthit-ai-shoku-104984" }