Meta i nxjerr Bashës në tavolinë ‘’RD’’-në: Përballuni me ne në gjykatë! Zbulon dhe arsyen pse LSI-ja sulmohet

Publikuar tek: politike, më 11:12 26-01-2016 Meta i nxjerr Bashës në tavolinë ‘’RD’’-në: Përballuni me ne në gjykatë! Zbulon dhe arsyen pse LSI-ja sulmohet

Meta i nxjerr Bashës në tavolinë ‘’Rilindjen Demokratike’’: Përballuni me ne në gjykatë! Meta zbulon arsyen pse LSI-ja sulmohet.

“Në zgjedhjet e fundit LSI është kritikuar jo pak nga opozita për tentative për vlerje votash a ku di unë, histori të tilla. Dhe pse ndodh kjo? LSI kandonte në disa zona historikisht të forta për ta, opozitën,  zonën e veriut që unë e kam aq përzemër, jam dhe dhëndërr andej.

Këtu është një gazetë, e nderuar, RD-ja. Në datë 23 Maj kjo gazetë thotë ''qelbësirat'', jep një person që gjoja thotë është te LSI. Në parlament s’kam ca t’u bëj, kam thënë: ''me qetësi dhe dashuri''. Luan Rama ka kërkuar të gjykohet si çështje penale. Të vërtetësohet se si mund të gënjejë gazeta zyrtare e opozitës (qesh)… që të dënohet personi. Mirëpo gazeta RD ka disa seanca që nuk dërgon përfaqësuesit e vet në gjykatë. Në rast se ky është i LSI-së, do nxjerr gjithë njerëzit e LSI-së ta dënojnë maksimalisht’’, tha Meta.

 

Fjala e plotë e Metës:

Nuk kam bërë aspak zhurmë për këtë çështje, më fal që kundërshtoj, por kam bërë detyrën time si kryetar i Kuvendit, punën për të ngritur komisionin, që këtë të enjte do të marrë përfundimisht formën.

Mos jetë një reformë siç ka qenë e minutës së fundit, me nxitim, pa arsyetimet racionale, kohë KQZ-së dhe për t’u dhënë kohën e duhur qytetarëve.

Ky është lajm shumë i mirë dhe e dyta, me përpjekjet e përbashkëta do finalizojmë dhe reformën në Drejtësi, dy çështje të lidhura ngushtë.

Dëgjuam shqetësimet e 2013, 2015. Dhe pikërisht se janë këto shqetësime ne jemi mbledhur këtu si rrallë herë.

Ne e dimë shumë mirë se zgjedhjet kanë filluar në mars 1991, mos harrojmë zgjedhjet e Libofshës, maj 1996. Natyrisht unë nuk jam shumë krenar për zgjedhjet e 2001. Ka patur progres në shumë drejtime, nuk ka patur ndërhyrje brutale si në zgjedhjet e kaluara. S’ka pat probleme, përpjekje për të blerë karta, por nuk mund të pranoj kurrsesi çdo lloj ekspozimi sikur qytetarët shqiptarë mezi po presin zgjedhjet dhe të dalin në treg për të shkuar te partitë, për të marrë tollonin, se ata që votojnë për maxhorancën janë të blerë, kurse ata që votojnë për opozitën janë të ndershëm.

Në këtë drejtim unë besoj se kemi disa probleme mjaft serioze.

Kemi hedhur një hap për dekriminalizimin. S’më pëlqen si term, po politika e polli derisa njerëzit na durojnë ne, edhe ne duhet ta durojmë, falenderoj Ramën, Bashën për konsensusin e arritur, Lu për këmbënguljen, Kukan dhe Fleckenstein, hedhim një hap për të luftuar praninë e të fortëve dhe të dhunshme.

Ne i pranojmë edhe si ballkanas: nuk e pranojmë humbjen, ndërkohë që në demokraci edhe kandidatët mund të dalin edhe nga kontrolli. Të krijojmë një sistem transparent. Pavarësisht se zhurma bëhet e madhe, se ka kaq shumë media, gjë e mirë se garanton transparencëm, dikur rriheshin deputetët e opozitës, pas 10 ditësh merrej vesh, tani gjëja më e vogël dhe media është kudo.

Ne duke mos e pranuar dot humbjen, pavarësisht, do përgatisim justifikimin e saj: terror, diktaturë, blerje, hata. Për qytetarin i rëndësishëm është mesazhi për qytetarin, jo mesazhi negativ për kundërshtarin.

Në zgjedhjet e fundit LSI është kritikuar jo pak nga opozita për tentativë për vlerje votash a ku di unë, histori të tilla. Dhe pse ndodh kjo? LSI kandidonte në disa zona historikisht të forta për ta, opozitën,  zonën e veriut që une e kam aq përzemër, jam dhe dhëndërr andej.

Këtu është një gazetë, e nderuar, RD. Në datë 23 Maj kjo gazetë thotë 'qelbësirat', jep një person që gjoja thotë është te LSI. Në Parlament s’kam ça t’u bëj, kam thënë: 'Me qetësi dhe dashuri'. Luan Rama ka kërkuar të gjykohet si çështje penale. Të vërtetësohet se si mund të gënjejë gazeta zyrtare e opozitës (qesh), që të dënohet personi. Mirëpo gazeta RD ka disa seanca që nuk dërgon përfaqësuesit e vet në gjykatë. Në rast se ky është i LSI-së, do nxjerr gjithë njerëzit e LSI-së ta dënojnë maksimalisht.

Jam i bindur se do vazhdojnë sulmet kundër LSI-së, edhe pse të përpiqem të frenoj rritjen e LSI-së, nuk e ndaloj dot.

Ne kemi ngatërruar politikën dhe biznesin më shumë se duhet, prodhojnë flamuj, nga fabrikat fasone, dhe krijon përshtypjen që ça po bëhet. Ne si LSI kemi bërë që buxheti të bëhet transparent dhe të publikohet. Kudo që shkon kryetari i LSI-së, shpenzimet publikohen’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj dhe Eduard Selami takohen në Bruksel, diskutojnë për dialogun…por atë ndërfetar
Lu duartroket Ramën, Metën e Bashën, tregon historinë personale të së ëmës dhe atë çfarë pa me sytë e tij gjatë zgjedhjeve »
Article Logic
Execution time: 0.25092101097107
array(1) { ["section"]=> string(110) "meta-i-nxjerr-bashes-ne-tavoline-rd-ne-perballuni-me-ne-ne-gjykate-zbulon-dhe-arsyen-pse-lsi-ja-sulmohet-30960" }