Meta i përgjigjet letrës së PD: I bindur se vendimi do merret në seancën e parë të Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 13:39 25-01-2016 Meta i përgjigjet letrës së PD: I bindur se vendimi do merret në seancën e parë të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një përgjigje për letrën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, shprehet i bindur se plotësimi i komisionit me përfaqësues të Grupeve Parlamentare do të miratohet në seancën plenare të 28 janarit.

“Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, në vijim të kërkesës së tij drejtuar Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posacëm për Reformën zgjedhore dhe menjëherë pasi u njoh me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për plotësimin e këtij komisioni me përfaqësues të Grupeve Parlamentare, shpreh bindjen e tij se ky vendim do të merret në seancën më të parë të Kuvendit, atë të datës 28 Janar 2016”, thuhet në reagimin e Metës për letrën e PD-së.

Kryetari iKuvendit, Meta është shprehur se Reforma Zgjedhore duhet trajtur me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha emëron Alizotin në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë
Blushi i ashpër: PS po drejtohet si koncesion, koalicioni jo shumë stabël. Duhen zgjedhje në parti, edhe karnavalet e kanë një datë. Kongresi u bë si kometë »
Article Logic
Execution time: 0.015470027923584
array(1) { ["section"]=> string(96) "meta-i-pergjigjet-letres-se-pd-i-bindur-se-vendimi-do-merret-ne-seancen-e-pare-te-kuvendit-30883" }