Meta i propozon Ramës që koncesionet t’i kalojë për miratim në Kuvend: ‘’Do lënë më pak vend për spekulime dhe manipulim’’

Publikuar tek: politike, më 13:07 20-02-2016 Meta i propozon Ramës që koncesionet t’i kalojë për miratim në Kuvend: ‘’Do lënë më pak vend për spekulime dhe manipulim’’

Meta i propozon Ramës që koncesionet t’i kalojë për miratim në Kuvend pasi sipas kreut të LSI-së ‘’Do lënë më pak vend për spekulime dhe manipulim’’. "Ne besojmë se pavarësisht nga qëllimet spekulative që nxisin një pjesë të debatit, për të qenë sa më racionalë, të ecet në thellimin e transparencës dhe përfshirjen më të madhe të Kuvendit, kur bëhet fjalë për investime, koncesione  që e tejkalojnë mandatin e një qeverie", tha Meta.

Kreu i Kuvendit në një konferencë nga zyrat e partisë së tij ka komentuar deklarimet e  ministres Ermonela Felaj për shkarkimin e Nishanit, ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe ‘’impulset e reja’’ të qeverisë.

DEKLARATAT E METËS

Koncensionet

Lidhur me iniciativën e disa deputetëve të LSI-së mund t'u flasin më shumë deputetët nëshkrues. LSI mbështet të gjitha format e partneritetit Publik-Privat, që sjellin investime, ashtu sikundër opinion është ngarkuar mjaft, lidhur me efektivitetin e tyre në përgjegjësi dhe ky nuk është një debat i ngritur sot, por më i hershëm.

Ne besojmë se pavarësisht nga qëllimet spekulative që nxisin një pjesë të debatit, për të qenë sa më racionalë, të ecet në thellimin e transparencës dhe përfshirjen më të madhe të Kuvendit, kur bëhet fjalë për investime, koncesione që e tejkalojnë mandatin e një qeverie. Do lërë më pak vend për spekulime dhe manipulim të opinionit publik.

 

Shkarkimi i Presidentit

Unë besoj se ne kemi nevojë për një klimë sa më bashkëpunuese midis dy institucioneve në respekt të zbatimit të Kushtetutës dhe gjithçka do të ecë sipas parashikimeve. Nuk kam asnjë arsye për të qenë i shqetësuar se një iniciativë e tillë do të keqpërdoret për të sjellë artifica. Duhet të ritheksoj durimin dhe besimin se fryma bashkëpunuese do prevalojë mbi thellimin e mosbesimeve të panevojshme.

 

Konsensusi për Reformën në Drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Unë kam patur që në fillim besim të plotë se Reforma në Drejtësi do realizohet në kohën e duhur dhe cilësinë  e duhur. Jam i habitur se shpesh dëgjoj alarme të panevojshme pse nuk po bëhet, pse nuk po miratohet, deri tani ka ecur sipas afateve të parashikuara. Dihet se ne jemi të kushtëzuar edhe nga axhenda e Komisionit të Venecias që e kemi pranuar të gjitha palët si gjykatësin më të mirë të standardeve evropiane të kësaj reforme.

Lidhur me Byronë Kombëtare mendoj se kjo ka qenë çështje e diskutuar për shkak të ankimin nga opozita në Gjykatën Kushtetuese. Ne e kemi miratuar që më parë dhe më pas debati është rikthyer për shkak të papajtueshmërisë që vlerësoi Gjykata Kushtetuese. Ka patur disa qëndrime të ndryshme, për të pritur Komisionin e Venecias apo për ta bërë më përpara. Ka patur insistim të PD-së që kjo gjë të ndodhte menjëherë, ne kemi qenë dakord, në momentin kur PS-ja e kaloi ka patur një qëndirm tjetër që duhet pritur Komisionin e Venecias. Kam besim të plotë se do të realizohet në përputhje me Komisionin e Venecias.

Impulset e reja

Gjithmonë ka nevojë për impulse të reja por natyrisht janë jo gjithmonë në papajtueshmëri të plotë me ata që te çdo impuls shohin ndonjë ndërrim ministri zv.ministri apo drejtori. Të shohim çfarë mund të përmirësojmë më tej në performancën tonë dhe funksionet tona publike. Përmirësimi i klimës politike në vend është thelbësor, për ligjin, klimën e biznesit, thelbësor për të dhënë mesazhe më të forta të optimizimit, standardeve dhe rritjes ekonomike të vendit. Çdo konfliktim artificial absolutisht na çfokuson nga objektivat e përbashkëta që ka vendi. Çdo konflikt i tepërt i panevojshëm, me karakter bllokues është një kosto më tepër për qytetarët tanë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fino vrer kundër Blushit: S’mund të bësh luftë brenda familjes tënde dhe të përdorësh si ‘’Kal Troje’’ statutin
I riu nga Pogradeci i thotë se është jurist, Rama: "S’mund të na mungonte një këtu". I tregon dhe një histori »
Article Logic
Execution time: 0.023099899291992
array(1) { ["section"]=> string(123) "meta-i-propozon-rames-qe-koncesionet-t-i-kaloje-per-miratim-ne-kuvend-do-lene-me-pak-vend-per-spekulime-dhe-manipulim-33091" }