Meta kërkon ndihmën e SHBA për hetimin e çështjes së CEZ: Shqiptarëve u ka kushtuar miliona euro

Publikuar tek: politike, më 10:43 24-09-2015 Meta kërkon ndihmën e SHBA për hetimin e çështjes së CEZ: Shqiptarëve u ka kushtuar miliona euro

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar sot se kërkon ndihmën e SHBA-ve për të hetuar çështjen e CEZ-it, e cila shqiptarëve u ka kushtuar miliona euro.

“Personalisht mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të paanshëm, të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ-it, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë e deri më sot.

Madje, do ta konkretizoja akoma më tej këtë ide duke i ftuar të gjithë kryetarët e partive parlamentare t’i kërkojmë në mënyrë të veçantë SHBA-ve të jenë të angazhuara në zbardhjen e kësaj çështje dhe të krijojmë një juridiksion të veçantë me prokuror amerikan, për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të saj, e cila pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur, janë akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare”, tha Meta, duke shtuar se opozita do ketë edhe 2 vite kohë që ta kërkojë dorëheqjen e tij.

Meta foli edhe për dekriminalizimin duke thënë se duhet konsensus për këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bosët e medias, mes afsheve të verës dhe sharjeve për qeverinë, ja pse ndodhi takimi i djeshëm
Mustafa Nano: Vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu me hallexhinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.018075942993164
array(1) { ["section"]=> string(101) "meta-kerkon-ndihmen-e-shba-per-hetimin-e-ceshtjes-se-cez-shqiptareve-u-ka-kushtuar-miliona-euro-21547" }