Meta komenton Byronë Kombëtare të Hetimit: ''Të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase''

Publikuar tek: politike, më 17:34 10-02-2016 Meta komenton Byronë Kombëtare të Hetimit: ''Të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase''

Ilir Meta komenton krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, krijimi i së cilës është vendosur sot. Për kreun e Kuvendit dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha është efikasiteti i saj.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta thekson se: ‘’E rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase’’.

Më herët gjatë ditës kreu i Grupi Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehu mbështetjen e LSI-së për krijimin e byrosë, duke theksuar vënien në funksion të saj.

Një ‘’Luftë’’ virtuale mes dy liderave në ‘’Facebook’’ ka patur sot edhe nga Rama dhe Basha.

 “Dikush duhet t'ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç'u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s'bën më dot nëna jo!’’, shkruante Rama në profilin e tij.

Pas disa minutash, ka reaguar edhe Lulzim Basha:

“Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dade në krah të Blushit, letër Ruçit: Të caktohet data e zgjedhjeve për kreun e PS
Bushati-Kruz: Në BE do krijohet grupi i “Miqve të Shqipërisë” »
Article Logic
Execution time: 0.023226976394653
array(1) { ["section"]=> string(104) "meta-komenton-byrone-kombetare-te-hetimit-te-respektohen-parimet-e-kushtetutes-dhe-te-jete-efikase-32244" }