Meta komenton Naçon: Dha dorëheqjen, shpikjet e tjera më duken pa kuptim. Braho, garanci për funksionimin e koalicionit PS-LSI

Publikuar tek: politike, më 12:59 13-11-2015 Meta komenton Naçon: Dha dorëheqjen, shpikjet e tjera më duken pa kuptim. Braho, garanci për funksionimin e koalicionit PS-LSI Ilir Meta dhe Spartak Braho

Ilir Meta, kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu i LSI-së ka komentuar pas përfundimit të takimit me Edi Ramën dhe disa ministra, dorëheqjen e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naçon. Ai ka theksuar aftësitë e Ylli Manjanit dhe Spartak Brahos, ndërsa ka kujtuar se vendosja e Manjanit është bërë me konsultim të Edi Ramës, ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Dhe në fakt, reforma në Drejtësi parashikon edhe prekjen e Kushtetutës, për të cilën Meta është “Pro’’.

Për Ilir Metën, Nasip Naço dha dorëheqjen, të tjerat që përfliten janë shpikje që nuk kanë kuptim. Ndërsa për Brahon tha: “Z.Braho është garanci për funksionimin e koalicionit”.

“Besoj se ishte një takim shumë konstruktiv dhe i dobishëm, duke dëgjuar vërejtje për mungesën e muajin gusht ne po takohemi tani.

Një temë shumë e rëndësishme ishte diskutimi për progres- raportin për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ka ky raport ku janë ndërmarrë një sërë reformash.

Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe që sot funksion në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme. Kur s’takohemi gjatë pushimeve ju konstatoni se ka krisje në koalicion por kur takohemi, dëgjoni doktorin nga ‘’Facebook’’.

Nëse kjo është një vërejtje për Z. Braho nuk mendoj se qëndron se është një nga më të rregulltit por edhe këtë shqetësim do ta kemi në konsideratë që të ketë prezencë më të rregullt në Kuvend.

Për ndryshimet në qeveri është bërë një traditë që ditën e parë që krijohet qeveria, flitet për ndryshime. Për Z.Naço ka qenë dorëheqje e tij, pastaj sa u takon shpikjeve të tjera më duken fare pa kuptim. Manjani është një ekspert mjaf i mirë dhe figurë publike mjaft aktive. Çdo lëvizje është bërë në konsultim me kryeministrin se sipas Kushtetutës atij i takon të marrë vendimet kryesore.

Nëse z. Braho ka informacione të veçanta të rezervuara, të cilat nuk i ndan as me mua, kjo është tjetër çështje. Z.Braho është sa i LSI-së dhe i PS-së  dhe është garanci për funksionimin e koalicionit.

Opozita nuk ka lënë ministër pa kritikuar dhe kjo është çështja e saj. Ne në takim kemi diskutuar edhe ministrat për reformat në fushat që ata mbulojnë që kanë nevojë për një mirëkuptim më të gjerë dhe një mbështetje më të madhe.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama më i sigurtë se kurrë për Metën, zbardh çfarë u tha në mbledhje, jep një mesazh për tregtarët dhe flet për “fantazitë”
Berisha i revoltuar pas publikimit të pamjeve: Rrëmbehen nga Galeria e Arteve mbi 1200 ikona, dërgohen në Surrel »
Article Logic
Execution time: 0.018572092056274
array(1) { ["section"]=> string(128) "meta-komenton-nacon-dha-doreheqjen-shpikjet-e-tjera-me-duken-pa-kuptim-braho-garanci-per-funksionimin-e-koalicionit-ps-lsi-25338" }