Meta-Kotzias: Faktori shqiptar ka domethënie të veçantë në rajon

Publikuar tek: politike, më 16:15 15-07-2015 Meta-Kotzias: Faktori shqiptar ka domethënie të veçantë në rajon

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kuvend Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë  Nikos Kotzias me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimeve në rajon. Palët kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të mira në të gjitha nivelet, ndërsa kanë theksuar se e ardhmja e bashkëpunimit greko-shqiptar është shumë e rëndësishme për tërë rajonin.

Kotzias rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Greqisë për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ku faktori shqiptar ka një domethënie të veçantë. Në këtë kuadër u theksua se forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar ka një rëndësi të veçantë.

Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi gjithashtu vullnetin e Greqisë për t’i parë pozitivisht çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe shprehu mirënjohjen në mënyrë të veçantë për qëndrimin dhe përqasjen realiste të Greqisë ndaj Kosovës, si një kontribut për sigurinë e stabilitetin rajonal.

Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për urën e fortë lidhëse që përfaqëson minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama takohet me ministrin grek Kotzias
Basha takon Kotzias: Të hiqet Ligji i Luftës, pengon shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.01945686340332
array(1) { ["section"]=> string(69) "meta-kotzias-faktori-shqiptar-ka-domethenie-te-vecante-ne-rajon-16260" }