Meta-kryeprokurorit kroat Cvitan: Po luftojmë krimin e organizuar, mbështesin Prokurorinë

Publikuar tek: politike, më 12:46 23-03-2015 Meta-kryeprokurorit kroat Cvitan: Po luftojmë krimin e organizuar, mbështesin Prokurorinë Ilri Meta dhe Dinko Cvitan

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë Dinko Cvitan. Takimi mes tyre u bë në kuadër të reformës së drejtësisë. Meta deklaroi se prioritet i Shqipërisë mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian. Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”,  theksoi Meta. Ai u shpreh se eksperienca e drejtësisë kroate mund të shërbejë si dritë suksesi për institucionin e prokurorisë.

Ndërsa, Dinko Cvitan nga ana e tij shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me shembullin e saj në forcimin e shtetit ligjor shqiptar si qëllim i antarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, u shpreh Dinko Cvitan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltohen gazetarët, në sallën e shtypit dy monitorë, vetëm te TopNews& A1 Report. Rebelohet TVSH
Pjerin Ndreu: Jam në paqe me veten, një goditje nuk është shkak për kriminalizim »
Article Logic
Execution time: 0.026273965835571
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-kryeprokurorit-kroat-cvitan-po-luftojme-krimin-e-organizuar-mbeshtesin-prokurorine-6695" }