Meta ktheu ligjin për Teatrin, reagon Albana Vokshi: E përgëzoj, meriton të përshëndetet

Publikuar tek: barometri, më 10:04 28-07-2018 Meta ktheu ligjin për Teatrin, reagon Albana Vokshi: E përgëzoj, meriton të përshëndetet

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Teatrin duke mos e dekretuar.

Sipas Presidentit Meta, së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Sakaq, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e demokratëve. Është deputetja e PD Albana Vokshi ajo e cila përshëndet këtë vendim ndërsa e cilëson si ligj korrupsioni, ligjin që mori 75 vota të mazhorancës në seancën plenare të dy javëve më parë.

REAGIMI I PLOTË I VOKSHIT:

Përgëzoj Presidentin Meta që ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese.

Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!

Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021033048629761
array(1) { ["section"]=> string(92) "meta-ktheu-ligjin-per-teatrin-reagon-albana-vokshi-e-pergezoj-meriton-te-pershendetet-129387" }