Meta: Kur unë dhe doktori themi po, kjo punë ka mbaruar

Publikuar tek: politike, më 12:25 29-09-2015 Meta: Kur unë dhe doktori themi po, kjo punë ka mbaruar

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me kreun e Partisë për Integrim, Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit Meta nuk preferoi të komentojë rreth takimit ndërsa u shpreh se “problem është mostakimi dhe jo takimi”.

Meta nuk pranoi të komentojë as letrën e deputetit të LSI-së, Spartak Braho drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, duke thënë se “nuk hy në kompetencat e zotit Braho”. Lidhur me hetimin ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA, Ilir Meta u shpreh se ka mbështetur atë që ka kërkuar Berisha dhe jo atë që ka kërkuar, “i pafajshmi Basha”.

“Zoti Basha ka kërkuar diçka tjetër, ka kërkuar moshetimin ndërkombëtar. Kur unë dhe doktori themi po, kjo punë ka mbaruar”, tha kreu i Kuvendit, Meta, i cili e mbylli fajlën për gazetarët me një ironi:

“Me qetësi dhe dashuri mund t’ju them që origjina ime e fortë malore nuk më shqetëson nga asnjë lloj intrige moçalore”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ-DIA/ Berisha mbron Metën: Ka një dallim me Ramën, kërkoi hetim ndërkombëtar
Akuzat e forta të Dritan Priftit: Kam prova se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga DIA »
Article Logic
Execution time: 0.012181997299194
array(1) { ["section"]=> string(59) "meta-kur-une-dhe-doktori-themi-po-kjo-pune-ka-mbaruar-21920" }