Meta mbledh kryesinë: Rezultatin e Pogradecit s’mund ta pranojmë, zhgënjyes. Riorganizim i LSI

Publikuar tek: politike, më 11:41 03-07-2015 Meta mbledh kryesinë: Rezultatin e Pogradecit s’mund ta pranojmë, zhgënjyes. Riorganizim i LSI Ilir Meta

Ilir Meta ka mbledhur sot Kryesinë e LSI dhe kanë nisur një analizë të rezultatit zgjedhor. Meta deklaroi në nisje të analizës se nuk mund ta pranojnë rezultatin e Pogradecit, pasi ishte zhgënjyes dhe se menjëherë do riorganizohen strukturat e LSI në këtë qytet. Meta komentoi se LSI nuk ka frikë të shohë të shohë  te vetja, duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale.

”LSI ka nevojë të hapet dhe ky elektorat i ri ka nevojë për një përfaqësim më të gjerë në strukturat e LSI. Kudo ku rezultati e LSI është në kontrast me trendin e LSI do diagnostikohen gjithë ato probleme që e kanë penguar arritjen e  performancës në nivel lokal. Kuptohet që analizat do t’i fillojmë nga vetja, s’kemi frikë ti shohim brenda vetes. Natyrisht për Pogradecin, do filloni një organizim gjithë LSI së Pogradecit.  Nuk e pranojmë rezultatin. Është zhgënjim për elektoratin. Komitet të ri organizator për LSI e Pogradecit. Ne do riorganizohemi tani. Analiza do fillojë në nivel qarku, zbritur në nivel bashkish, e deri te qendra e votimit. Duhet të lexojmë me shumë vëmendje me shumë përqëndrim votën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Të reflektojmë jo thjesht për të marrë më shumë vota në të ardhmen por edhe të marrim besimin e tyre.”, tha Meta.

Meta tha se LSI është një forcë e përgjegjshme dhe se ka arritur të marrë 140 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2011.

“LSI si një forcë e përgjegsgj dhe mjaft serioze ka qenë e shqetësuar për zgjedhjet për cënimin e të cilave nga opozita kemi lajmëruar nga opinionin dhe ndërkombëtarët për fat të keq e çoroditur dhe në drejtime të paditura. Kur pothuajse gjithcka ka mbaruar 260 mijë qytetarët që votuan LSI por edhe gati 1 milionë votues që përkrahën ASHE. Ata që fituan por edhe gjithë të tjerët që konkuruan me dinjitet që bënë më të mirën për të patur një garë sa më të fortë dhe demokratike në të gjithë vendin”, tha Meta.

Meta falenderoi dy ish-kryetarët e bashkive të Gjirokastrës dhe Beratit.

“Falenderoj Flamur Bime dhe Fadil Nasufin që na kanë demonstruar një përgjegjshmëri dhe pjekuri shumë të lartë politike, nuk janë sjellë si qejfmbetur kanë qenë në krye të fushatës dhe kanë punuar më shumë se po të kishin qenë vetë kandidatë. Sjellje të tjera janë shembuj frymëzimi për të gjithë ata që duhet të dinë se duhet parë përtej interesit. Falenderoj kandidatët e ASHE, ata që fituan por edhe ata që nuk fituan po na dhuruan një fushatë shumë të mirë dhe mjaft premtuese, në mënyrë të veçantë Keti Bazhdari por edhe gjithë të tjerët. Tani është koha për bashkëpunim natyrisht për ne është koha për analiza dhe reflektim, për këtë kam thirrur këtë mbledhje të LSI për të nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve, ku kemi punuar dhe atje ku kemi patur zhgënjime në mënyrë që gjithë kjo rritje e LSi të jetë burim frymëzimi në ato zona ku LSI nuk është rritur në këtë mënyrë. Të lexjmë drejt votëm e besimit dhe mosbesimit dhe njëkohësisht të bëhemi gati për sfidat e ardhshme”, përfundoi Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhindi: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë
Meta: Brenda LSI do ketë ndryshime në bazë të kontributeve. Për ministrat vendos Rama »
Article Logic
Execution time: 0.022341012954712
array(1) { ["section"]=> string(97) "meta-mbledh-kryesine-rezultatin-e-pogradecit-s-mund-ta-pranojme-zhgenjyes-riorganizim-i-lsi-15259" }